14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Atentati me tre të vrarë në Fushë Krujë/ Reagon Enkelejd Alibeaj: “Prova e rradhës se shteti i është dorëzuar krimit”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me atentatin e ndodhur në Fushë Krujë, ku u vranë në një atentat Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Përmes një postimi në facebook, Alibeaj shkruan se vrasja e trefishtë është prova e radhës se shteti i është dorëzuar bandave dhe krimit.

Sipas tij bandat sot e sfidojnë hapur Policinë e Shtetit duke e shndërruar vendin nën pushtetin e terrorit kriminal.

POSTIMI I PLOTË I ALIBEAJ

Vrasja e trefishtë në mes të rrugës nacionale në Fushë-Krujë, është prova e rradhës se shteti i është dorëzuar krimit dhe bandave të cilat janë sponsorizueset më të mëdha të pushtetit të Rilindjes që me armë e para të pista blenë e grabitën votat e shqiptarëve.

Asnjë justifikim i asnjë ministri nuk vlen sot përballë pasigurisë së jetës së shqiptarëve. Bandat sot sfidojne haptas atë që mund të konsiderohet shtet, nuk njohin pushtetin e policisë duke e shndërruar Shqipërinë një vend nën pushtetin e terrorit kriminal.

Shqiptarët e kanë të qartë se kjo qeveri jo vetëm është përgjegjëse për llumin kriminal ku është zhytur vendi, sikundër segmente të saj janë bashkëpunëtore të afërta me bandat kriminale. Pas çdo skandali të kësaj qeverie fshihet nje bandit që është pasuruar me fonde publike. Pas çdo procesi elektoral fshihen banda që kanë blerë vota për llogari të Edi Ramës. Kjo situatë e rënduar por dhe e denoncuar rast pas rasti nga PD kërkon hetim të plotë dhe të thelluar të çdo krimi si i sotmi. Nuk duhet shumë për të kuptuar se tentakulat e pushtetit janë sot të shtrira në çdo ngjarje kriminale. Sikundër largimi i Edi Ramës që erdhi në pushtet dhe e mban atë me bandat është rruga e vetme për të shpëtuar shqiptarët dhe Shqipërinë nga kriminalizimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...