17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

“Më ka kërcënuar me atë që bëri se mua ma vuri thikën në grykë”, 17-vjeçarja nga Vlora rrëfen momentin kur Çobaj u fut për të vjedhur banesen e tyre

Rrëfimi i kryefamiljarit të familjes prej 8 anëtarë që u bënë pre e një grabitje të dhunshme nga ana e 38-vjeçarit Vitrin Çobaj, në Selenicë të Vlorës është tronditës.

Por edhe më shokuese është dëshmia e vajzës së madhe të familjes nga fshati Brataj i Selenicës. Ajo ka zbuluar se është kapur prej mënge nga bluza për t’u përdhunuar më pas nga 38-vjeçari në stallën e bagëtive të familjes së saj.

17-vjeçarja, është invalide e kategorisë dy pasi ka probleme me shikimin dhe ka treguar se gjatë gjithë kohës Çobaj e ka kërcënuar duke ia vendosur thikën në fyt.

“Unë kam qenë brenda kur ai person ka ardhur në shtëpinë time. Unë jam trembur dhe jashtë mase dhe jam ende e tronditur. U mundova të shpëtoja të gjithë familjen nga kjo situatë. Kam edhe vështirësi se nuk shoh mirë se jam edhe grupi i dytë e verbër. Çfarë ndodhi më pa? Ai siç e tregoi dhe babi im historinë, ai më mori forcërisht mua edhe më çoi në një kasolle bagëtish dhe atje filloi ajo çështja, ajo gjë atje. Unë i kërkoj të dënohet edhe të mos lëshohet më nga burgu. Njëherë e përgjithmonë. Të rrijë i dënuar përjetë. Ia tregova të gjitha policisë ato që kanë ndodhur. Ai më ka kërcënuar me atë që bëri se mua ma vuri thikën në grykë”, ka rrëfyer mes lotëve viktima e përdhunimit.

“Ishte ora 6 e mëngjesit, unë kur dola pashë një njeri me maskë. Ishte me maskë të kuqe. Aty kisha 5 fëmijët. Mua më drejtoi armën dhe u ula në tokë. Kurse gruas i tha më bëj një kafe dhe sillma këtu. I tha gruas hajde provoje kafen se mos më ke hedhur ndonjë helm, pastaj e piu kafenë ai. Pastaj na futi brenda në banesë te dhoma jonë ne të dy burrë dhe grua dhe na lidhi ne të dyve. Më pas lidhi edhe bashkëshorten.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...