12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Del sëmundje e re infektive shumë ngjitëse, dalin rastet e para me virusin vdekjeprurës ‘Marburg’

Në Ganë janë konfirmuar dy rastet e para të infektimit me virusin vdekjeprurës ‘Marburg’, sëmundje infektive shumë ngjitëse.

Dy pacientë humbën jetën së fundmi në një spital në jug të vendit për shkak të këtij virusi. Mostrat dolën pozitive në fillim të këtij muaji dhe tashmë janë verifikuar në një laborator në Senegal.

Autoritetet shëndetësore në vendin e Afrikës Perëndimore thonë se 98 persona tashmë janë në karantinë si raste të dyshuara kontakti.

Marburg është pjesë e të njëjtës familje me virusin Ebola. Nuk ekziston asnjë trajtim për këtë virus, por mjekët rekomandojnë të konsumohet sa më shumë ujë. Virusi transmetohet tek njerëzit nga lakuriqët e natës. Sëmundja shkakton simptoma të tilla si dhimbje koke, dhimbje të muskujve, ethe, të vjella dhe gjakderdhje.

Autoritetet po paralajmërojnë njerëzit që të qëndrojnë larg shpellave dhe të gatuajnë në temperatura të larta të gjitha produktet e mishit përpara se t’i konsumojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...