26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ky është 30-vjeçari , truproja i Brilant Martinaj që u gjend i vrarë brenda makinës dje në Fushë Krujë

Është bërë publike fotoja e Diklen Vatës, 30-vjeçarit që humbi jetën pasditen e së dielës pas një atentati të ndodhur në Mbikalimin e Fushë-Krujës.

Pasi atentatorët qëlluan me breshëri plumbash në makinën që ndodhej Vata me Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha, 30-vjeçari arriti të dilte i gjallë, por ka humbur jetën në rrugë.

Kjo pasi autorët të cilët dyshohej ishin 4, sapo e kanë parë duke dalë nga makina, janë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Diklen Vataj luante rolin e bodigardit të 22-vjeçarit, që dyshohet për vrasjen e dy ish-policëve, Xhulio Prelës dhe Xhelal Reçit.

Automjeti ku po udhëtonin tre persona u qëllua me rreth 60 plumba, ndërsa lëvizte në mbikalimin e Fushë Krujës, ku për pasojë dhe mori flakë. Makina e autorëve që dyshohet të jenë katër vetë u gjet pak pas atentatit në fshatin Larushkë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...