26.4 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

“Më mirë vonë se Kurrë! “Çfarë mund të quhet fitore?”, Majlinda Bregu jashtë kontureve partiake uron për çeljen e negociatave

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka reaguar sot në lidhjen me hapjen e Konferencës Ndërqeveritare.

Ajo thekson se Shqipëria ka hedhur hapin e radhës pas vitesh peng në këtë rrugëtim

“Më mirë vonë se Kurrë! “Çfarë mund të quhet fitore?”, -pyeste poeti i madh gjerman Rainer Maria Rilke. “Durimi. Ai është gjithçka.” Sot Shqipëria ka hedhur hapin e radhës, të vonuar, në një proces plot me arritje, zhgënjime, përpjekje, bllokime, kokëfortësia, lëshime, vetëpërmbajtje e paragjykime, lëvdata e mallkime, por meqë qenia njerëzore pranon edhe ç’vjen pas vonesës si lehtësim, më mirë vonë se kurrë. Më mirë vonë se kurrë, sepse Shqipëria ka vite që është peng në këtë rrugëtim. Peng i zgjatjes dhe stërzgjatjeve tona historike, peng i vetes e sherrnajave tona politike, peng i krizave në Europë e i tejzgjatjes nëpër matrica të procesit të anëtarësimit, peng i politikave nacionaliste të vendeve të tjera. Shkurt, ka vite që jeton në sprovën e durimi”, shprehet ajo.

Në vijim, Bregu shton se më mirë vonë se kurrë, për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, sepse ende në këtë anë të botës, në Ballkan, Europa shihet si një model i pa të dytë për të modernizuar veten tonë. Është preferencë e parë e çdo biznesmeni për partneritet, e çdo të riu për shkollim, madje edhe e çdo të papuni për emigrim.

“Më mirë vonë se kurrë edhe për pjekurinë gjeopolitike të Europës,e cila me një luftë të re në kontinent si ajo në Ukrainë, nuk ka luksin të përballojë një krizë të re të sigurisë në Ballkan.E megjithatë, për sa kohë që dashuria jonë besnike ndaj Europës, as del e as tepron për të na bërë si gjithë Europa, edhe sot, as del e as tepron gëzimi i një arritjeje të vonuar. Shqipëria është në një marrëdhënie kontraktuale me BE prej 2006, aplikoi për anëtarësim në 2009, mori statusin e vendit kandidat në 2014 dhe prej 2018 merr e jep mes propozimeve për çeljen e negociatave.Në çdo fazë të këtij udhëtimi, qëndron pas mundi, vullneti dhe përkushtimi për të përmbushur detyrimet i një armate të administratës publike shqiptare ndër dekada. Pak rëndësi ka sot nesë MSA u negociua nga socialistët e u firmos kur në pushtet erdhën demokratët, apo statusi i vendit kandidat u bë gati nga demokratët dhe rastisi në kohën e socialistëve e me radhë. Prej sot gjithsesi, idealizmi dhe zbukurimi i përpjekjeve tona për Europën që na duhet këtu, do të kalojë përmes një procesi edhe më rigoroz dhe padyshim aspak frymëzues. Fuqia e eurokratëve këtu qëndron. Të bëjnë qilizëm në çdo fazë të këtij mundi, si e vetmja garanci që godina e BE të mos shkasë prej pasionit apo furisë së politikanëve të radhës. Kushdo qofshin ata e për më tepër nëse janë nga Ballkani.”, shprehet ajo

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...