26.4 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Identifikohet trupi i pajetë i shqiptarit që u gjet në Itali, dyshohet të jetë goditur me thikë

Një 32-vjeçar shqiptar është vrarë në Artena të Italisë dy ditë më parë, por së fundmi është identifikuar. Viktima është Fation Bylyshi, sipas mediave italiane, të cilat raportojnë se shqiptari është therur me thikë.

32-vjeçari u gjet i vdekur mbrëmjen e së dielës, por identifikimi i tij ishte i pamundur për shkak se nuk dispononte dokument identifikimi.

Por tashmë viktima është identifikuar. Fation Bylyshi ishte banues në atë zonë. Nga hetimet paraprake të policisë italiane, 32-vjeçari kishte tentuar t’u shpëtonte vrasësve.

Ai ishte goditur me thikë në qafë në një vilë pas një konflikti me dy persona të tjerë. Fation Bylyshi arriti të largohej, por për shkak të plagës së rëndë në qafë, u rrëzua përtokë. 32-vjeçari kishte përshkuar vetëm disa metra. Por nuk përjashtohet as pista që viktima të jetë hedhur aty nga vrasësit. Trupi i pajetë u gjet nga një banor i lagjes kur pa se jashtë portës së shtëpisë së tij gjendej i shtrirë në tokë një person.

Policia që shkoi në vendngjarje konstatoi vdekjen e të riut shqiptar për shkak të gjakderdhjes.

Aktualisht policia italiane ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen e Fation Bylyshit. Ata janë shtetas rumunë, 27 dhe 30 vjeç, të dy banues në Artena. Vrasja ndodhi pas një mosmarrëveshje mes tyre, ndërsa motivi i vrasjes ende nuk dihet. Hetimet vazhdojnë nga ana e autoriteteve italiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...