26.4 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Rama i përgjigjet Bashës në Kuvend: E dëgjuat si foli ky? E kuptoj, i kam munguar unë…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me Lulzim Bashën i cili pas shumë kohësh është shfaqur në Kuvendin e Shqipërisë për të folur për rezolutën e propozuar nga mazhoranca kundër raportit të Dick Marty.

Gjatë fjalës në Kuvend, Rama tha se në fjalimin që Basha mbajti, nuk përmendi në asnjë moment Dick Martyn ose Hashim Thaçin. Gjithsesi, ai kërkoi nga salla mirëkuptim duke shtuar se i ka munguar shumë.

“A e dëgjuat, ka qenë 8 vjet kryetar i PD. Dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Marty, UCK, apo për Hashim Thaçin? Po pjesën për mua duhet ta mirëkuptoni se i kam munguar shumë. Këtu kemi ardhur për diçka krejt tjetër. E dëgjuat a e dëgjuat? Ka qenë peng dje kryetari i PD. Dëgjuat me ndonjë fjalë për poshtërsinë e akuzës për trafikun e qenieve njerëzore? JO nuk dëgjuat asgjë. Dëgjuat vetëm por Milloshevicin dhe për mua. Po për mua duhet ta kuptoni se i kam munguar shumë unë. Nuk kemi ardhur që këta të gjithë këta nuk dallojnë dhe kanë bërë sa herë që kanë dashur ky kuvend Kosova është bërë si samar për gomarin. Asnjë fjalë për rezolutën që është fillimi i një beteje të vërtet reale. Sot Shqipëria është në tryezën e këshillit të sigurimit nuk mund ta përbaltin këta politikën e 30 viteve që ka përdorur kosovën dhe viktimat e spastrimit etnik, ka përdorur dhimbjet për hesapet e pazarit këtu në Tiranë. Mos ia vini re, dyshoj që do të ketë të tjerë që do të përmendin dhe do të ketë seriozisht Dick Marty ajo gjykatë spceiale dhe prokurorët kanë ngritur akuzë dhe nuk ka asnjë fakt, këta kanë votuar raportin e dik martin në këshillin e europës. Historia e ka këtë të keqe kur mendon se ti e ke lënë pas del para. Një tjetër nuk kalon dot oqeanin dhe historia i del para. Vota pro e PD për një raport që ka cuar në Hagë jo disa persona as disa udhëheqës të UCK”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...