9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Harta e re Gjyqësore,KLGJ:’Vendimi i sotëm i hap rrugënnjë procesi i cili synon rritjene efikasitetit dhe efektshmërisë të gjykatave’

Këshilli i Lartë Gjyqësor:
“Sot më datë 21.07.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë kurorëzuan punën pothuajse 3 vjeçare të Grupit Ndër-institucional të Punës për Riorganizimin e kompetencave tokësore të gjykatave.

Këshilli i Ministrave miratoi propozimin e përbashkët për Hartën e re Gjyqësore, e cila synon riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave në përputhje me standardet me të mira ndërkombëtare të efiçencës gjyqësore. Harta e re gjyqësore bazohet në metodologjinë e propozuar nga Komisioni Europian për Eficencën në Drejtësi (CEPEJ) dhe është hartuar me asistencën teknike të ekspertëve të Këshillit të Europës, USAID dhByrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit eAmbasadës së SHBA në Shqipëri dhe Delegacionit të BE-së.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, përshëndet këtë vendimmarrje, e cila është tregues i bashkëpunimit të ndërsjelltë midis pushteteve, me qëllim garantimin e një demokracie funksionale në Shqipëri dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Vendimi i sotëm i hap rrugënnjë procesi i cili synon rritjene efikasitetit dhe efektshmërisë të gjykatave dhe dhënies së drejtësisë në mënyrë të barabartë e pa vonesa për të gjithë qytetarët. Miratimi i hartës së re gjyqësore përmbush jo vetëm një detyrim ligjor, po garanton ndërhyrjen e duhur për rritjen e aksesit në drejtësi dhe siguron marrjen e shpejtë tëshërbimeve gjyqësore për publikun. Qytetarët të cilët jetojnë në qytetet ku gjykatat riorganizohen do të vijojnë të marrin shërbimet si më parë nga Zyrat e shërbimeve gjyqësore.

Po ashtu, përmes zbatimit të Hartës së Re Gjyqësoresynohet një shpërndarje e ekuilibruar e ngarkesës mes gjykatave dhe gjyqtarëve, përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe specializimin e profilizimin e gjyqtarëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i angazhuar për tëvijuar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe aktorë të tjerë për të siguruar një plan zbatimi të mirëmenduar që do të mundësojë jetësimin e plotë dhe me sukses te Hartës së Re Gjyqësore dhe të garantojë gjykata funksionale e shërbime e të efektshme për qytetarët”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...