33.8 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Pasaportat më të fuqishme në botë, 3 vendet aziatike ofrojnë hyrje deri neë 193 vende në botë

Japonia, Singapori dhe Koreja e Jugut kanë pasaportat më të fuqishme ndërsa bota vazhdon të rikuperohet nga Covid-19, duke përmbysur renditjen e para pandemisë që dominohej nga shtetet europiane.

Një pasaportë japoneze ofron hyrje në 193 vende, një më shumë se ato nga Singapori dhe Koreja e Jugut, sipas Indeksit më të fundit të Pasaportave Henley & Partners (Q3 2022), një firmë globale këshilluese për shtetësinë, me qendër në Londër.

Pas tre vendeve aziatike, një numër i madh vendesh europiane kryesojnë top listën 10.

Gjermania dhe Spanja kanë akses në 190 destinacione, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.

Në vend të pestë me 188 destinacione renditen Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e 6-të.(187)

Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara renditen në vendin shtatë, krahas Belgjikës, Norvegjisë dhe Zvicrës.

Për shkak të pushtimit të Ukrainës, mbajtësit e pasaportave ruse janë më të shkëputur nga pjesa tjetër e botës më shumë se kurrë më parë.

Indeksi nuk merr parasysh kufizimet e përkohshme ose mbylljet e hapësirës ajrore, kështu që pasaporta ruse aktualisht është në vendin e 50-të në indeks, me akses hyrje në 119 destinacione, por në realitet qytetarët rusë janë efektivisht të ndaluara për të hyrë në shumë prej atyre destinacioneve.

Kina renditet e 67-ta me akses në 80 vende, ndërsa mbajtësit e pasaportave indiane tani kanë liri të ngjashme udhëtimi me atë që gëzonin para pandemisë, thotë raporti, me akses të pakufizuar në 57 destinacione në mbarë botën (krahasuar vetëm 23 destinacione në 2020).

Pasaporta e Afganistanit renditet si më e dobëta, ku mbajtësit e saj mund të udhëtojnë në vetëm 27 vende.

Sidoqoftë, përgjigja më e kujdesshme e Azisë ndaj Covid-19 do të thotë se qytetarët kanë më pak mundësi aktualisht të përdorin liritë e udhëtimit sesa njerëzit në Europë ose Shtetet e Bashkuara.

Kërkesa ndërkombëtare e pasagjerëve për udhëtime ajrore në rajonin e Azi-Paqësorit është ende më pak se një e pesta e niveleve të para-Covid-it, sipas statistikave më të fundit nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA). Ndërsa tregjet e udhëtimeve në Europë dhe Amerikën e Veriut janë rikuperuar me rreth 60% të niveleve të tyre të mëparshme.

Shqipëria dhe Rajoni

Sipas indeksit Shqipëria renditet në vendin e 53, ku poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 115 shtete.

Maqedonia e Veriut në vendin e 45 me 125 vende të aksesushme, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 shtete. Kosova në vendin e 104, ku mund të udhëtohet në vetën 41 shtete.

Pasaportat më të mira në korrik 2022 janë:

Japonia (193 destinacione)
Singapori, Koreja e Jugut (192 destinacione)
Gjermania, Spanja (190 destinacione)
Finlanda, Italia, Luksemburgu (189 destinacione)
Austria, Danimarka, Holanda, Suedia (188 destinacione)
Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëria e Bashkuar (187 destinacione)
Belgjikë, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara (186 destinacione)
Australi, Kanada, Republika Çeke, Greqia, Malta (185 destinacione)
Hungaria (183 destinacione)
Lituania, Polonia, Sllovakia (182 destinacione).
Pasaportat më të këqija në korrik 2022

Koreja e Veriut (40 destinacione)
Nepal, territori palestinez (38 destinacione)
Somali (35 destinacione)
Jemeni (34 destinacione)
Pakistan (32 destinacione)
Siri (30 destinacione)
Irak (29 destinacione)
Afganistan (27 destinacione)

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...