9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Berisha akuzon Ramën: “Ky e mori e futi Thacin në spirtalet e ndryshimit të kufijve në Bakllkan, i sugjeroi të shtrëngonte duart me Putinin”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se Hashim Thaçi u arrestua për shkak se u fut në spiralen e ndryshimit të kufijve të Ballkanit.

Teksa diskutohej rezoluta për të deklaruara si të pabazuara pretendimet e Dick Marty për trafik organesh në Kosovë dhe Shqipëri, Berisha deklaroi se Rama i sugjeroi Thaçit të takonte Putinin.

“Kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak, kur Adem Jashari shndërroi Prekazin në Krujë të vërtetë, Rama shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantë në Paris. Këtë e ka thënë Fatos Nano. Është deklaratë e Fatos Nanos. Për sa i përket arrestimit të Hashim Thacit duhet tu them të vërtetën: në procesin e arrestimit të tij qëndron një trinom Kremlin- Beograd- Tiranë. Ky e mori e futi Thacin në spirtalet e ndryshimit të kufijve në Bakllkan, i sugjeroi Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin.

Ky me Ymerët dhe Klosët e tij janë burime shpifjesh të pafundme. Rama futi udhëheqjen e politikës së Kosovës në një spirale që ndikoi në procesin e arrestimit të tyre. Unë do diskutoj më vonë për të gjitha të vërtetat e hetimeve dhe raportit të Dick Marty. Ky që do të bëhet tani patriot, me Baton Haxhiun janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Këta ndërmorën fushatën e asgjësimit të gjykatës ndërkombëtare që tregonte indirect s epo përpiqen të fshehin fajësitë që nuk ekzistonin.

E di që në çdo variant del thjesht një argat dhe vasal i Aleksandar Vuçic. Sepse e di që në çdo samit është i damkosur si argat i tij, jo për Kosovën, përkundrazi për planet e Vuçiç, përpiqet në çdo samit t’i bëj retushin. Këto janë një aspekt. Aspekti tjetër është 7 korriku. Kurrë s’e keni parë në këtë platformë të shpërfytyruar siç ndodhi kësaj here. Qëndrimi ynë është pa diskutim ai që ka qenë gjithmonë. Unë e kam shprehur dhe do ta shpreh jo këtu, në OKB, në PE, në Këshillin e Europës”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...