28.5 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

“Siguria në rajonin e Ballkanit nuk është e garantuar”/ Mediu: “Duhet të dënohen ata që kanë bërë krime në Kosovë dhe jo ata që kanë mbrojtur lirinë”

Në fjalën e tij në Kuvend, Fatmir Mediu u shpreh se sigurua në Ballkanin Perëndimor nuk është  e garantuar.

Po ashtu ai u shpreh se Dick Marty, koka e lëvizjeve që ka bërë Rusia dhe Serbia në dëm të Kosovës.

“Kam shpresuar që në këtë parlament të dimë të ndajë vijën e kuqe dhe vija e kuqe është interesi kombëtar. Duke mos njohur pavarësinë e Kosovës, duke ndarë Malin e Zi, duke krijuar një situatë tjetër. Armatosja sot e Sernisë, ndarjet që po ndodhin në Malin e Zi. Problemet në Ballkan janë tendeca për të krijuar rrethana të tjera dhe kanë të bëjnë me interesin kombëtar. Në shënjestër nuk është vetëm Kosova por të gjithë shqiptarët. Për të na bërë fajtor për ngjarje të pavërteta të ndërtuara në Rusi dhe Beograd. A është e mjaftueshme vetëm thjeshtë të përdorim këtë retorikë, a mjafton kjo rezolutë për t’i dhënë përgjigje gjenocidit serb. Duhet të kemi kurajo të pranojmë të vërtetë. Nuk duhet të ndahemi kur bëhet fjalë për interesa dhe për drejtësinë e luftës në Kosovë. Të bashkohemi dhe t’i japim mundësinë të pajisen me pasaporta shqiptare. Këtë duhet ta bëjmë se janë shqiptarë dhe t’i ofrojmë lehtësime. Dick Marty është koka e të gjitha lëvizjeve që ka bërë Rusia dhe Serbia në dëm të Kosovës. Duhet të dënohen ata që kanë bërë krime në Kosovë dhe jo ata që kanë mbrojtur lirinë. Siguria në rajonin e Ballkanin nuk është e garantuar me atë që po ndodh në Serbi dhe me të gjitha tratativat që po bën Rusia dhe Serbia. Ne si vend i NATO-s duhet ta shtrojmë çështjen më serioze. Nuk është vetëm atribut i qeverisë, por duhet të ulemi dhe të dëgjojmë dhe veprojmë njëri-tjetrin”, tha Mediu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...