36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

“Dy vajzat e mia erdhën për të parë punën e mamit”/ Tabaku: “Zgjedhja për t’u marrë në politikë nuk është në të ardhmen e brezit të ri me gjuhën e përdorur”

Deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaroi gjatë fjalës së saj se dy vajzat e saj binjake ishin mes fëmijëve të pranishëm në Kuvend për të ndjekur nga afër një seancë parlamentare.

Ajo tha se gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama i krijoi bindjen se brezi i ri do të qëndrojë larg politikës. Tabaku theksoi se Rama e thërret të shkuarën për ta përdorur në favor të tij.

“Dy vajzat e mia bashkë me shoqet e tyre erdhën për të parë punën e mamit. Dita e sotme më mbushi mendjen se zgjedhja për t’u marrë në politikë nuk është në të ardhmen e brezit të ri me gjuhën e përdorur. Edi Rama e thërret gjithmonë të shkuarën.

Ai e përdor të shkuarën. A besojmë ne se komandantë të UÇK kanë bërë krime? Jo nuk e besojmë. PD ka punuar vetëm për Kosovën. Një person që ka mllef për kundërshtarin mund ta thotë këtë. PD ka qenë aty që në ditën e parë. Para se të nxjerrësh helm besoj se nuk mund ta justifikosh veten. Kosova duhet të na kishte bërë bashkë. Duke qenë se jam anëtare në asamblenë e KiE nuk kam asnjë kompleks pse thotë do e votoni si çeço. Do e votojmë po sepse e besojmë.

Çfarë dua të vlerësoj nga rezoluta e PS është ligji që përmend vitin 2012, për të treguar se PD nuk ka bërë asgjë për të penguar hetimin. Kemi vlerësuar edhe arritjet e ushtrisë së Kosovës. Duke pasur parasysh se i hapur rrugë hetimit. A ka ardhur koha që në asamblenë parlamentare të diskutohet një raport tjetër? Po. Nuk besoj që atë që kemi bërë për Kosovën duhet të rrimë dhe ta përdorim këtu me fjalë’, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...