9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Berisha nxjerr videon me Hashim Thaçin në parlament: “Në qoftë se Edi Rama merrej me afera të zeza, PD dilte në ballë me kërkesën një komb një qëndrim”

Kreu i PD-së Sali Berisha tha se PD ishte ajo që u vu në ballë në mbrojtjen e Kosovës me sloganin ‘një komb, një qëndrim’ në 1998, duke nxjerrë në foltoren e parlamentit edhe një video të kësaj force, ku shfaqeshin Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi në selinë e PD.

Berisha tha se PD bëri gjithçka për pavarësinë e Kosovës, duke akuzuar Ramën se bërië gjithçka për copëtimin e saj.

“Unë  njoh kontributin e disa socialistëve. Por nuk harroj kur shefat e kësaj partie deklarojnë se do vijnë rambot e Amerikës, kur kërkuan që NATO të vendosej mes Shqipërisë dhe Kosovës., Ky që i lejon vetes një gjuhë halabaku shiste ikona të vjedhura në Paris ndërkohë që në Kosovë derdhej gjaku i të rinjve. E kam dënuar atëherë raportin e Dick Martyt.

Nuk votohet raporti në këshill, Është votuar rezoluta që nuk ka asnjë fjalë as për shtëpinë e verdhë dhe as për shtëpinë e bardhë. Shqipëria votoi dhe do ta votonte 100 herë. Po të mos e kishte votuar do pranonte fajësinë. Unë këtë rezolutë e mbështes dhe e kam konsideruar që në fillim. Shqipëria me zbardhjen e të vërtetave nga Gjykata e Hagës duhet ta hedhë atë si për familjen Katuci por edhe për emrin e Shqipërisë që paraqiti një vend ku shkuleshin organe.

Dy fjalë kam këtu për zotërinjtë lidhur me qëndrimin e PD-së. Ka një foto këtu nga mitingu i vitit 1998 dhe ka një video këtu është me Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin kjo video në selinë e PD. Në qoftë se Edi Rama, Fatos Klosi dhe Frederik Ymeri merreshin me afera të zeza, PD dilte në ballë me kërkesën një komb një qëndrim. Ky është problemi dhe e arrestuat Hashim Thaçin se futët në spiral të lojërave të rrezikshme ballkanike”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...