26.6 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Kinë/ Ishte duke parkuar makinën e tij kur vajza 2 vjecare por rrëzohej nga parvazi i dritares, 31 vjecari e shpëtoi në kohë

Ky është momenti tronditës kur një kalimtar hero ka arritur që të shpëtojë një vogëlushe, e cila ra nga dritarja e një apartamenti në katin e pestë.

“The Sun” shkruan se 31-vjeçari, Shen Dong, ishte duke parkuar makinën e tij përballë rrugës nga blloku i banesave në Tongxiang në provincën Zhejiang të Kinës, kur dëgjoi një zhurmë të fortë.

2-vjeçarja doli nga dritarja ku më pas u rrëzua mbi skajin e parvazit të katit të parë dhe direkt në tok. Por fatmirësisht Shen arriti që ta kapte në kohë të voglën, duke mos e lënë që të bie në tokë.

Pamjet tronditëse janë publikuar një ditë më parë nga policia lokale në “Weibo”, versioni kinez i “Twitter”-it.

“South China Morning Post” raporton se vogëlushja ka lënduar këmbët dhe mushkëritë, por ajo është në gjendje të stabilizuar.

Gjithashtu thuhet se Shen kur ka parë se çfarë po ndodhte, ka tentuar menjëherë që të telefonojë shërbimet e urgjencës, por instinktet e ndihmuan atë që të kapte 2-vjeçaren para se të binte në tokë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...