26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

“Kam fituar gjithmonë se u besoj shqiptarëve”/ Berisha: “Edhe këtë herë do ta ndajnë mashtrimin nga e vërteta”

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se pretendimet e vendimit të shpalljen non grata nga Britania e Madhe nuk janë të vërteta dhe të pabaza.

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu Berisha tha se aleancën e ka me shqiptarët dhe ata e dinë shumë mirë ta ndajnë mashtrimin nga e vërteta. Berisha shtoi se ai do të fitojë sërish, pasi është personi që e njeh më mirë mprehtësinë e shqiptarëve.

“Unë kam fituar gjithmonë se u besoj shqiptarëve. E njof më mirë se askush tjetër mpreftësinë e tyre dhe unë do fitoj për sa kohë do mbrojë interesat e tyre.

Shëmbëlltyrën psikologjike të shqiptarëve e kanë studiuar antropologët më të mirë të të gjitha kohërave dhe të gjithë kanë dalë në një përfundim, inteligjentë. Nuk mund t’ua shesësh mashtrimin si të vërtetë.

Nuk kam asnjë dijeni se çfarë do të bëjë Bashkimi Evropian. Nuk mund të them unë për qeverinë

Jam në betejë ligjore, por ato që bëhen duhet t’i them, kam përgjegjësi ndaj shqiptarëve. Fuqia e George Sorosit është e pakufijshme nuk jam un që e them këtë, janë me qindra dhe më shumë politikanë, ligjvënës e të tjerë. Vetëm në Evropë ai ka investuar në opinione 18 miliardë euro. Lidhjet e ramës me Sorosin janë të njohura, por fat i madh se shqiptarët kanë vlerësuar qëndrimin tim, jo se janë antiamerikan, por se kur shtrohet çështja mes mashtrimit dhe të vërtetës ata zgjedhin të vërtettën. Nuk mund ta perceptoj ndryshe unë mbështetjen e shqiptarëve ndaj meje.

Po të shkojmë te rikthimi i dytë nuk mban mend shkelnin apo nuk shkelnin në seli ambasadorët. Tepër rrallë, ish-ministri i Jashtëm  Besnik Mustafaj tha se se nga viti 1997 në 2005-ën nuk i kam kërkuar kurrë të takoj një ambasador. Aleanca është me vlerat me lirinë me shqiptarët”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...