9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

A janë shpallur non grata familjarët e tij?/ Berisha: “Nuk citohej askush përveç meje në letër, bëhej fjalë vetëm për Sali Berishën”

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vendimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar nuk sanksionohen familjarët e ish-kryeministrit Sali Berisha, i shpallur non grata.

Berisha tha se në letrën që ka marrë përcaktohej vetëm emri i tij ndërsa e cilësoi atë një vendim politik i sponsorizuar.

“Ka zero të dhëna kundër meje. Unë nuk mund të them. Janë njerëz shumë kopetentë që më kanë deklaruar në mënyrë absolute që janë gjetur zero fakte. Nuk thuhet fakte kemi por nuk i themi. Nuk kam asnjë dijeni për listën. Edhe dokumenti dhe letra thotë që ne e mbajmë konfidenciale. Unë jam person publik. Konfidencial nuk e mbaj unë atë. Arsyet pse i mbajnë konfidenciale nuk i kam të qartë por unë konfidenciale nuk mund t’i mbaja.

Di që vendi më i përshtatshëm për të paditur për shpfje në raport me masën e dënimit është Mbretëria e Bashkuar. Ajo është anëtare e KiE. Juridiksiuoni i Strasburgut është i plotë. Nuk mund të them hapin e tretë pa më njoftuar këshilltarët ligjorë. Nuk citohej askush përveç meje në letër. Bëhej fjalë vetëm për Sali Berishën.

Të pretendosh se Lufton korrupsionin me një rast të 14 viteve më parë të hetuar nga kundërshtarët e Sali Berishës dhe ushtron aktivitet prej 10 vitesh është ndihmë e madhe që i bëhet korrupsionit. Është mafia shqiptare që sponsorizon një gjë të tillë. Kam dhënë një fakt për korrupsionin dhe nuk kanë asnjë fakt dhe asnjë citim as për lidhje me krimin. Kush e ka bërë zgjidhjen e ka bërë. Nuk është puna ime. Vendim politik kryekëput. Nuk është ky problemi im kryesor. Janë sot dhimbjet vuajtjet e qytetarëve shqiptarë në terrorin e çmimeve”, u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...