8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Siguria publike/ Çuçi: “E rëndësishme të kuptohet se siguria publike është edhe përgjegjësi e juaja, po aq sa e policisë”

Gjatë takimit me kryeministrin në Pogradec, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kishte gjithashtu një mesazh për kryebashkiakët e vendit përsa i takon cështjes së sigurisë publike. Ai tha se vetë kryetarët e bashkive janë gjithashtu pjesë e rëndësishme e punës së përbashkët për garantimin e sigurisë publike në zonën e tyre.

“Kam një mesazh për të gjithë kryetarët e bashkive që duhet ta kuptojnë që ata janë një pjesë shumë e rëndësishme e sigurisë publike në bashkinë e tyre. Unë kam porositur veçanërisht drejtorët e policisë në qarqe dhe shefat e komisariateve që të ngrenë dhe të jenë aktivë; – dhe në disa prej bashkive kanë filluar të jenë aktivë Këshillat Vendorë të Sigurisë. Dhe aty ku kanë filluar të funksionojnë këto Këshilla Vendorë, statistikat e tregojnë vetë numrin në rënie të krimeve në bashki. Eshtë shumë i rëndësishëm ky bashkëpunim për shumë vepra të cilat kanë nevojë për syrin e gjithkujt, që lidhen qoftë me vepra kundër territorit, që ka të bëjë me ndërtimet pa leje apo krimet mjedisore, ashtu edhe me krime të tjera që janë pak të natyrës më të veçantë siç është tentativa për mbjellje kanabisi në vende të ndryshme”, u shpreh ministri Çuçi.

Në vijim ai theksoi se falë këtij bashkëpunimi, deri më sot, po shënojmë vitin më të mirë për sa i takon luftës kundër mbjelljes së kanabisit në Shqipëri, e thënë kjo edhe nga partnerët tanë. Po kështu sipas ministrit, kemi shënuar një hap cilësor përpara për sa i takon kontrollit të territorit.

 

“Mbetet shumë për t’u bërë në këtë aspekt, qoftë koordinimi midis strukturave të specializuara që kanë bashkitë, por mbi të gjitha, të asaj klime të bashkëpunimit midis bashkive dhe kryetarëve të bashkive që kanë një rol të jashtëzakonshëm në këtë pikë, me strukturat e policisë. Punonjësit e policisë në komunitet janë pjesë përbërëse e komunitetit. Ata trajnohen për këtë punë; marri një trajnim specifik për të qenë të tillë. Dhe unë shpresoj që modelet e mira që i kemi tashmë në bashki të ndryshme në Shqipëri, t’i përçojmë në gjithë bashkitë. Eshtë shumë e rëndësishme të kuptohet se siguria publike është edhe përgjegjësi e juaja (e vendorëve), po aq sa e policisë, sikundër nuk mund të kemi kurrë sukses në goditjen e krimit pa pasur këtë bashkëpunim dhe këtë bashkërendim me ju”, deklaroi ministri Çuçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ina Zhupa akuzon mazhorancën: Kuvendi po kthehet në formalitet, po shkelen rregullat e parlamentarizmit

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër nga Konferenca e Kryetarëve, duke akuzuar mazhorancën për shkelje të rënda të parimeve të parlamentarizmit...

Bardhi për reformën territoriale: Opozita nuk ka bojkotuar, kërkojmë dialog sipas standardeve të BE-së

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është ndalur te reforma territoriale, duke deklaruar se opozita ka kërkuar vazhdimisht dialog dhe procese...

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...