31.8 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

OKB dënon sulmet në portin e Odesës: Respektoni marrëveshjen, gruri nevojitet dëshpërimisht për krizën globale të ushqimit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi të shtunën sulmet e njoftuara në portin e Odesës në Ukrainë. Zëdhënësi i tij vuri në dukje se të gjitha palët e përfshira në luftime, Moska e Kievi, ishin zotuar për një marrëveshje të premten për eksportin e drithërave nga portet e Ukrainës.

“Këto produkte nevojiten me dëshpërim për të trajtuar krizën globale të ushqimit dhe për të lehtësuar vuajtjet e miliona njerëzve në nevojë në mbarë globin”, thuhej në një deklaratë të zëdhënësit të OKB-së Farhan Haq. “Zbatimi i plotë (i marrëveshjes) nga Federata Ruse, Ukraina dhe Turqia është thelbësore”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës Oleg Nikolenko tha se nëse marrëveshja nuk përmbushet, Rusia do të mbajë përgjegjësi të plotë për krizën globale të ushqimit.

Ndërkohë Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi sot në mëngjes se në 48 orët e fundit janë zhvilluar luftime të ashpra në Ukrainë. Forcat ukrainase kanë vazhduar ofensivën e tyre kundër forcave ruse në rajonin Khersonit, në perëndim të lumit Dnipro.

Në deklaratën e postuar në Twitter, ministria tha se “Rusia ka të ngjarë të përpiqet të ngadalësojë ofensivën ukrainas duke përdorur sumlme me artileri”. Në deklaratë thuhej gjithashtu se linjat e furnizimit të forcave ruse në perëndim të lumit Dnipro, janë gjithnjë e më shumë të rrezikuara.

SHBA-të i kanë premtuar Ukrainës një paketë të re ndihme prej 270 milionë dollarësh, ku përfshihen edhe katër sisteme raketash me lëvizshmëri të lartë të njohura si sistemet HIMARS.

Ushtria e Ukrainës ka dislokuar tashmë të paktën tetë HIMARS në vijën e frontit, ndërsa katër të tjerë janë në pozicione të tjera.

Premtimi i fundit i SHBA-ve e çon në 16 numrin e përgjithshëm të sistemeve HIMARS që ka Kievi. Krahas kësaj, Ukraina ka dislokuar edhe gjashtë sisteme raketash me rreze të mesme e të gjatë veprimi të furnizuara nga Gjermania dhe Britania.

Të premten Ukraina dhe Rusia nënshkruan marrëveshje që i hap rrugë Kievit të eksportojë miliona tonë drithë në mbarë botën.

Ukraina, një nga furnizuesit kryesorë të këtij produkti nuk ka qenë në gjendje të eksportojë grurë për shkak të sulmit rus.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se pritet të eksportohen rreth 20 milionë tonë drithë ndërsa bëri të ditur se vendi i tij ka aktualisht një sasi drithi në vlerën e rreth 10 miliardë dollarëve./VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...