13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Trazirat në Irak/ Protestuesit: “Nuk kemi plan të largohemi, do flemë këtu”

Mbështetësit e liderit shiit Muqtada al-Sadr kaluan natën në parlament në shenjë proteste kundër përpjekjeve të rivalëve të tij për të formuar qeverinë.

Mbështetësit e liderit të fuqishëm irakian, thanë se nuk kanë plane të largohen nga Parlamenti, duke thelluar kështu një bllokim politik disamujor.

Të shtunën, mbështetësit e al-Sadr hynë me forcë në dhomën legjislative për herë të dytë brenda disa ditësh, pasi zgjedhjet e tetorit nuk arritën të çonin në formimin e një qeverie.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 125 persona janë lënduar gjatë protestës të së shtunës, 100 protestues dhe 25 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Kryetari i Parlamentit Mohammed Halbousi pezulloi seancat e ardhshme deri në një njoftim të dytë.

Në Irakun multi-konfesional dhe multietnik, formimi i qeverisë ka përfshirë negociata komplekse që nga pushtimi i vitit 2003 i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që rrëzoi Sadam Huseinin.

Mbështetësit e al-Sadr, i cili dikur udhëhoqi një milici kundër forcave qeveritare të SHBA-së dhe Irakut, kundërshtojnë zgjedhjen për kryeministër të Mohammed Shia al-Sudani.

“Ne nuk e duam zotin Sudani,” tha një protestues, Sattar al-Aliawi, 47 vjeç.

Nëpunësi civil tha se ai po protestonte kundër “një qeverie të korruptuar dhe të paaftë” dhe se do të “flinte” në kopshtet e parlamentit deri në realizimin e qëllimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...