28 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Artan Lame: “Përgatitet VKM për certifikimin e familjeve me gabime në dokumentet e vitit 1991”

Kuqari është një prej fshatrave të Patosit, i cili e mbështet ekonominë e tij kryesisht mbi kulturën e ullirit për prodhim vaji. Por pavarësisht kësaj, ullishtat e shtrira në kodrat e kësaj zone kodrinore, vijonin që prej vitit 1991 të ishin të paregjistruara, duke mbartur edhe një numër konfkliktesh që të asaj kohe midis vetë fermerëve për mënyrën e ndarjes së tokës, bën të ditur Agjencia Kombëtare e Kadastrës.

Pas një pune një vjeçare të Kadastrës Shqiptare më në fund u arrit të kryhej e gjithë kjo punë, e cila më në fund i hapi rrugë certifikimit të 990 parcelave bujqësore të këtij fshati.

Artan Lame, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, deputetja Antoneta Dhima si dhe kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj, ishin në Kuqar për të dorëzuar certifikatat e para të pronësisë, të përfituara me ligjin 7501.

Gjithashtu kryerja e regjistrimit fillestar në këtë zone, i hapi rrugë edhe regjistrimit të shtëpive të vjetra, që është një nga proceset më problematikë të trashëguara në fshatrat shqiptare.

 

 

Drejtori Lame diskutoi me fermerët e zonës edhe për një prej problemeve të trashëguara që kanë lidhje me mënyrën e ndarjes së tokës në vitet 1991-92 ku, nga komisionet e asaj kohe në disa raste ju jepej tokë me dokument të veçantë anëtarëve të ndryshëm të të njëjtës familje bujqësore, gjë që ishte në kundërshtim me ligjin aso kohe. Lame theksoi se: “Ky është tashmë një problem i njohur edhe për raste të tjera në Shqipëri dhe, për këtë, faji ka qenë i komisioneve të asaj kohe që, kryesisht për arsye mosnjohjeje të ligjit kanë vepruar kështu. Veçanërisht i dukshëm rezulton ky fenomen në zonat bujqësore të Qarkut Fier dhe në Mat.

Për t’i dhënë zgjidhje këtij procesi, tashmë nga Kadastra është gjetur zgjidhja teknike, të cilës po i jepet forma ligjore dhe së shpejti do të kalojë në Qeveri për miratim”.

Kryetarja e Bashkisë Patos nga ana e saj diskutoi për të mundësuar aksesin e të gjithë qytetarëve për të aplikuar në e-albania. Për këtë ajo deklaroi që: do të mundësojmë një sportel në Bashki ku qytetarët që nuk kanë mundësi të mund të aplikojnë për tërheqjen e certifikatës.

Ndërsa Deputetja e zonës Antoneta Dhima, se falë azhornimit në Kuqar, tashmë mund të aplikohet për regjistrimin e certifikatës së pronës.

“Tashmë me hedhjen e pronave në sistem, ju do të pajiseni me certifikatë pronësie, që ta përdorni për të marrë një kredi apo për të investuar mbi pronën tuaj”, tha Dhima.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...