26.4 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Tritan Shehu: “Një histori dosjesh e ngritur për të hequr vëmendjen nga gjendja katastrofale e vendit”

Deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se “historia e Dosjeve” është ngritur nga qeveria pikërisht në këtë kohë, me qëllim që të heqë vëmendjen gjendja në të cilën ndodhet vendi.

Ai ka deklaruar së për të dosjet të hapen që ditën e nesërme, por shton se kjo nuk është zgjidhja që i duhet vendit tonë, ndërsa të gjithë këtë zhurmë të ditëve të fundit e cilëson si një tymnajë nga qeveria  për të shuar zërin e popullit që proteston.

“Rebusi “tymues-mashtrues»: Te hapen, te mbyllen dosjet! Nje histori dosjesh e ngritur pikerisht tashti, me urgjence, per te hequr vemendjen nga gjendja katastrofale e vendit, rruget e zgjidhjes se saj.

Nje histori per te bere njerezit te “shpresojne’ ne iluziven: Mbas shtatorit zgjidhja e “ceshtjes dosje” do te zgjidhe hallet e ketij populli!

 

 

Nje “ngrehine” kjo e ngritur qellimisht per diversion. Per te shuar zjarrin e mobilizimit popullor kunder rregjimit mbi shpresa sureale.

Per te shurdhuar tingujt e  “trumpetave” te protestave, qe po bijen fort. Pikerisht per te krjuar iluzionin se me ne fund u gjet “deus ex machina” e nje “Shqiperie te Re”, si “Republika e Re” e pak viteve me pare:

Mjafton te hapim “dosjet” dhe ne do te behemi “Europe”. Mashtrim ky nga maxhoranca per te gjetur shpetim duke u kapur mbas “fijes se kashtes”, si i mbyturi tashme.

Infatile kjo nga ata opozitare, qe i besojne kesaj dhe e perdorin kete rebus tymues te Rames si “kale beteje”. Tradhetare kjo nga ata « opozitare », qe behen me koshience pjese e kesaj loje te maxhorances. Per mua dosjet, a cfare ka mbetur nga ato, te hapen qe neser.

Nqs dikush desheron te kontrolloje Tritan Shehun mund ta beje qe sot, ka zyrtarisht autorizimet e mia edhe per te bere publike cfare do gjeje aty. Por ky debat nuk eshte zgjidhja qe kerkon ky vend me urgjence.

Eshte se paku nje tymuese e zgjidhjes, megjithese qellimi i Qeverise eshte ta perdore si fikse te revoltes. Ajo, qe ka nevoje ky vend nuk jane “makiazhet » e maxhorances nepermjet « dosjeve » te ruajtura prej saj.

Eshte permbysja e saj, e te gjithes, rruge tjeter nuk ka! Dhe kjo nuk behet ne keto kushte rregjimi as nga zyrat e as nga « dosjet ».

Behet me nje levizje te gjere popullore…qe tashme prej 7 Korrikut ka filluar. Dhe qe disa duan ta shuajne….por gabojne!”, përfundon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...