31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Avokati çon në SPAK Ramën, Ballukun, dhe komisionin për Investimet Strategjike, shkak Karavastaja

Avokati Kujtim Cakrani ka depozituar kallëzim penal në SPAK, për kreun e qeverisë Edi Rama, ministren Belinda Balluku, dhe përfaqësues të Komisionit për Investimet Strategjike, pasi sipas tij ata kanë shpërdoruar detyrën në rastin e parkut fotovoltaik të Karavastasë.

Sipas Cakranit, në kallëzimin që ai ka dorëzuar në SPAK, thuhet se kompanitë në fjalë janë themeluar pasi ishin shpallur fituese të projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik.

“Ashtu siç edhe kam shkruajtur më parë, dy shoqëritë fantazmë Voltalia Albania shpk dhe Karavasta Solar shpk që kryeministri në cilësinë e kryetarit Komitetit Investimeve Strategjika ju ka dhënë statusin e Investitorit Strategjikë, sot pranë prokurorisë posaçme SPAK u dorëzua kallëzimi penal.

Sepse ligji nr.55/ “Për Investimet Strategjike” është ligji kriminal ku shpronëson pronarët tamam si më 1945, dhe pronën ja jep horrave të pushtetit.

Ndërkohë që më herët ai ka denoncuar se emrat e dy administratorëve që rezultojnë në QKB, nuk ekzistojnë realisht.

“Gustavo Manuel Ferreria Fernandes dhe Joao Manuel da Silva Boavida Malcata, janë dy emra inekzistent, pra emra falso me origjinë nga Portugalia.

Të dy këta persona në QKB figurojnë se janë administrator të.dy shoqërive përkatësisht;

Shoqëris Voltalia dhe Karavasta Solar, të cilave

Komiteti Investimeve Strategjike me Kryetar Edi Rama, përveç ju ka dhënë statusin e Investitorit Strategjikë, bashkë me statusin ju ka dhënë edhe 200 hektarë tokë për të shkolluar biznesin e tyre.

Pas këtyre emrave të rremë si qytetar Portugez fshihen klient të pushtetit dhe qeverisë.

Natyrisht kallëzimi penal është gati dhe do dorëzohet në SPAK brenda muajit korrik”, shkruante më herët Cakrani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...