34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“E qartë se problemi numër një është dekorruptim”/ Meta: “Referendumi është instrumenti më i sigurt që i rikthen fuqinë popullit”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë per shtyp u shpreh se misioni i forcës politike që ai drejton është dekorruptimi i opozitës dhe i shtetit.

Sipas ish-Presidentit Meta, referendumi është instrumenti më i sigurt që i rikthen fuqinë popullit që sipas tij do të jetë mbi çdo klasë politike.

“Partia e Lirisë jam i sigurt që do votojë çdo nismë që synon transparencë, për çështjet e sigurimit dhe çdo çështje tjetër.

Partia e Lirisë është e qartë se problemi numër një është dekorruptimi. Në radhë të parë dekorruptimi i opozitës e cila përdoret nga mazhoranca për shashka për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni galopont.

Kështu që PL çdo ditë dhe çdo sekondë do ti shërbeje dekorruptimit të opozitës, sepse kishim një lider opozitë të korruptuar dhe së dyti të dekorruptimit të shtetit.

Aksioni ynë është revolucioni antikorrupsioni dhe dekorruptimi. Kjo është një shpresë për një qeverisje me integritet në të ardhmen.

Korrupsioni ka instaluar frikën, varfërinë, korrupsioni ka cënuar rëndë dinjitetin e shumë familjeve shqiptarë dhe padyshim sa më të varfër të jenë shqiptarët dhe sa më të korruptuar të jetë banda në pushtet, më kollaj e ka të verë dorë tek zgjedhjet.

Referendumi është instrumenti më i sigurt që i rikthen fuqinë popullit, duke vendosur kontrollin mbi këtë klasë politike. Sepse kjo klasë aktuale politike shumë shpejt do të marrë përgjigjen e mëritur”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...