31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Ministria e Mbrojtjes raporton gjendjen e shkaktuar nga zjarret në vend

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar gjendjen e zjarreve në vend për 24 orët e fundit. Përmes një deklarate për mediat ministria shprehte se situata më problematikë janë në Shkodër, Durrës, Krujë. Ndërsa zjarri në Elbasan është shuar tërësisht edhe pse ka shkaktuar dëme të mëdha në kodrën e ullishtave. Konkretisht, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 26 vatra zjarri.Sipas të dhënave të ministrisë, aktualisht janë aktive vatrat në:

Në fshatin Gjysulkanë, bashkia Tiranë, ka rënë një zjarr masiv në zonën pyjore të këtij fshati i cili rrezikoi edhe banesat. Janë angazhuar në shuarjen e vatrave forcat e Bashkisë Tiranë të mbështetura nga Forcat e Armatosura dhe banorë të zonës.

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në vendin e quajtur “Bjeshka e Bregut”, fshati Ura e Shtrenjtë dhe fshati Vilëz, njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër, janë angazhuar për shuarjen e kësaj forcat zjarrfikëse, 60 efektive te Forcat e Armatosura dhe banorë të zonës.

Në vendin e quajtur Mali i Tolës në fshatin Lam i Madh, bashkia Mat, vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Janë angazhuar forcat në nivel vendor, punonjës të shërbimit pyjor 30 efektive nga Forcat e Armatosura.

Bashkia Durrës, në fshatin Shetaj, ka vazhduar puna në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Operacioni vijon

Në fshatin Zezë, bashkia Krujë, është punuar për izolimin dhe shuarjen e zjarrit të rënë mbrëmjen e djeshme në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra ku janë rrezikuar dhe banesa. Janë aktivizuar forcat zjarrfikëse të bashkisë Krujë, Kamëz, Tiranë dhe Vorë të mbështetur me 2 zjarrfikëse të FA. Operacioni vijon

Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarri janë aktivizuar forcat zjarrfikëse, forca nga pushteti vendor, 50 efektivë të FA të mbështetura dhe nga helikopteri i FA. Operacioni ka filluar në orët e para të mëngjesit.

Në fshatin Shpërdhezë, bashkia Mirditë, në harkun kohor prej një ore janë aktivizuar mbi 10 vatra zjarri duke filluar nga fshati Shpërdhezë dhe në drejtim të fshatit Bukmirë. Zjarri ka përfshirë sipërfaqe me vreshta dhe pyll lisi. Janë aktivizuar forcat zjarrfikëse të bashkisë Mirditë, bashkia Lezhë dhe 4 zjarrfikëse të FA, forcat të pushtetit vendor të mbështetur nga ajri me helikopterin e FA. U arrit të mbrohet fshati Shpërrdhezë. Zjarri konsiderohet i qëllimshëm, banorët kanë bërë denoncim pranë Komisariatit të Policisë të bashkisë Mirditë.

Operacioni vijon në fshatin Kusarth, bashkia Elbasan, ka rënë zjarr në një sipërfaqe kodre me ullishte. Janë aktivizuar për vënien nën kontroll të zjarrit forcat zjarrfikëse të bashkisë Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh, forca nga pushteti vendor dhe vullnetarë. Operacioni vijon me mbështetjen e 30 efektiveve të FA për shuarjen përfundimtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...