38.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Kërkoi dorëheqjen për shkak të ndodhisë së Himarës apo e shkarkoi Rama? Çuçi tregon si qëndron e vërteta

Ish zëvendës ministrja e Turizmit, Ornela Çuçi ka reaguar pas publikimit të vendimit për lirimin e saj nga detyra që mbante prej pesë vitesh. Pavarësisht se largimi i saj u pa si një shenjë përgjegjësie për vdekjen e 7 vjeçares e cila u godit nga skafi në Himarë, në reagimin e bërë, Çuçi shkruan se kishte qenë ajo vetë e cila kishte kërkuar të largohej nga detyra që mbante.

Vihet re se në shkrimin e saj, Çuçi ka theksuar se kërkesa e saj drejt Ramës për lirimin nga detyra, ishte bërë në datë 29 korrik, duke hedhur poshtë mendimet se kjo lëvizje vinte si pasojë e tragjedisë së ndodhur në Potam të Himarës.

Reagimi i Plotë nga Ornela Çuçi:

Falenderoj Kryeministrin Rama, i cili më datë 29.07.2022 pranoi lirimin tim nga detyra pas kërkesës sime për të qenë e lirë nga shërbimi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Ky pesë vjeçar ka qenë për mua, një eksperiencë e jashtëzakoshme, nën drejtimin e pandërprerë të Kryeministrit Rama, të cilin gjej rastin ta falenderoj që më shquajti nga bota e ekspertizës në vend, nga bota akademike dhe ajo e shoqërisë civile dhe më besoi fillimisht detyrën e Këshilltarit në Kabinetin e tij, e mandej të Zëvendësministres, përgjegjëse për mjedisin.

Mirënjohëse për këtë mundësi, pasi të shërbesh për vendin tënd është dhe do të mbetet një bekim!

Unë, besoj se së bashku me shumë kolegë të tjerë zëvendësministra, ilustruam një frymë të re politike, të cilën Kryeministri donte t’i jepte pozicionit të zëvendësministrit në qeverisjen e Shqipërisë. Mirënjohje Kryeministrit për mbështetjen e pakufi, duke i dhënë këtij pozicioni politik, kopetencë, përgjegjësi dhe profesionalizëm, në vend të politizimit tradicional.

Gjej rastin të nënvizoj frymën e tij për të futur në ekipet klasike politike, të trashëguara apo të krijuara të jetës partiake, ekspertët pa asnjë paragjykim politik, krahinor apo klanor, por vetëm mbi fushën e ekspertizës.

Ishin pesë vite të një pune intensive ku shpresoj që me kopetencën dhe përkushtimin tim, të kem kontribuar modestisht në hapjen dhe zhvillimin e temave të rëndësishme të mjedisit, apo në përballimin e problematikave të mprehta dhe delikate të mjedisit në Shqipëri e më gjerë, në rajon.
Jam e bindur se nën qeverisjen e Kryeministrit Rama janë krijuar bazat e një politike të qënësishme mjedisore për vendin tonë, të cilat tashmë, duhen të kthehen realisht në prioritet politik të dorës së parë.

Falenderoj gjithë ekipin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për punën e çmuar, për bashkëpunimin e palodhur në përballimin e sfidave që sidomos në vitet e fundit, kanë qenë shumë të mprehta dhe sidomos nën syrin e ciklonit të opinionit publik.

I uroj sukses ekipit të ministres Kumbaro, në sfidat që ajo ka ndërmarrë dhe në çështjet ku është përfshirë!

Do të vazhdoj të jem një zë publik, për problematikat e mjedisit në Shqipëri dhe rajon, të cilin përfaqësoj në organizmat ndërkombëtare të mjedisit, në përputhje me kopetencën time profesionale dhe koshiencën qytetare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...