26.4 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Video/ Pas publiikimit të videos ku makina pa targa bllokon një automjet dhe konfliktohet me të, reagon policia e Durrsit

Policia e Durrësit ka reaguar pas publikimit të videos ku një drejtues i mjetit tip “Range Rover” pa targa metalike në pjesën e përparme, ka bllokuar lëvizjen e një tjetër automjeti dhe është konfliktuar me shoferin.

Drejtuesi i mjetit tip “Range Rover” pa targa, është shgoqëruar në rajonin e policisë dhe është gjobitur me 43 mijë lekë të reja.

Reagim i DVP Durrës:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas, drejtues i një automjeti pa targën metalike në pjesën e përparme, duke penguar një automjet tjetër për të vijuar lëvizjen, ju sqarojmë se:

Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e policisë Durrës kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e shtetasit të shfaqur në video.

Si rezultat, është shoqëruar në Komisariat shtetasi J. V., së bashku me automjetin që drejtonte. Në përfundim të veprimeve ndaj këtij shtetasi është vendosur masë administrative prej 43000 lekësh të rinj, për shkelje të neneve 72, 99 dhe 156 të Kodit Rrugor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...