13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Hakerat që sulmuan ministrinë e Jashtme paralajmërojnë publikimin e “surprizave”

Grupi i hakerave homelandjustice.ru ka nisur të publikojë pasditen e sotme materiale nga e-mail i ambasadave të Shqipërisë në Shkup, Athinë dhe Moskë, duke njoftuar në faqen e tyre se Ministria e Jashtme kishte qenë “zgjedhja e popullit në sondazhe” për t’i bërë publike databazën që e disponojnë pas sulmit kibernetik të ditëve më parë.

Por që prej datës 8 gusht në faqen e këtij grupi hakerash, emri i të cilëve përkthehet “Drejtësi për Atdheun” është publikuar një njoftim, ku thuhet se në datë 10, pra ditën e sotme do të bëhen publike materiale me përmbajtje që nxjerrin në pah skandale të qeverisë shqiptare.

“E mërkurë: Qeveria e Shqipërisë bën gjithçka që korrupsioni i tyre të mos ekspozohet. Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme nga ana jonë…”, thuhet në njoftimin që është shoqëruar me një timetable.

Ndërkohë në faqen zyrtare ku janë publikuar edhe emailet e ministrisë së Jashtme me ambasadat shqiptare, vihet re një kohëmatës i cili tregon se për pak minuta do të fillojë publikimi i të dhënave që hakerat i kanë quajtur “surpriza të jashtëzakonshme”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...