Një infermiere, e cila mori pjesë në testimet për vaksinën e koronavirusit të kompanisë Pfizer, tha se përjetoi efekte anësore shumë të rënda.
Kristen Choi, ndihmëspedadoge në Universitetin e Kalifornisë, tha se mori pjesë në testimet që u zhvilluan në gusht.Pasi mori dozën e dytë të vaksinës, ajo tha se kishte dhimbje koke, ndjesi të vjellash, dridhje dhe temperaturë deri në 40.5 gradë Celsius, më e larta që kishte përjetuar në jetën e saj.
Ajo tha se u shqetësua se mos ishte infektuar me Covid-19.
Infermierja tha se simptomat u zhdukën brenda 24 orësh. Por ajo shton se mjekët duhet të paralajmërojnë pacientët për efektet anësore.
Ajo tha se në këtë mënyrë nuk do bëhet viral mesazhi i gabuar.
“Është e mundur që shumica e personave që do marrin vaksinën mund të kenë një ose më shumë nga këto reagime ndaj vaksinës. Për fat, eksperienca ime, ku të gjitha simptomat u shfaqën së bashku, duket e rrallë,” tha ajo.
Ajo shpjegon se efektet anësore janë shenja normale të trupit, por druhet se këto efekte anësore mund të largojnë njerëzit nga vaksinimi.
“Prandaj mjekët dhe infermierët duhet të jenë të përgatitur për të bërë bisedën e duhur me njerëzit përpara vaksinimit,” tha ajo.
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...