15.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

“Për 2 ose 3 muaj nis ndertimi i Portit të Durrësit”/Alabbar: Kostoja mund ti tejkalojë 2 miliardë dollarët

Një ditë pas nënshkrimit të memorandumit me qeverinë shqiptare, themeluesi i “Emaar Properties” Mohamed Alabbar, u shpreh se ndërtimi i portit të ri turistik në Durrës do të nisë për 2 ose maksimumi 3 muaj.

Ai tha se gjatë punës po përmirësojnë vazhdimisht detaje dhe për këtë arsye kostoja fillestare e projektit që parashikohej në 2 miliardë dollarë ose euro mund të rritet.

Sipas Alabbar porti turistik i Durrësit do të ofrojë mundësi argëtimi dhe do të ketë hapësirë për çdo kërkesë të klientëve.

Ai shtoi gjithashtu çmimet do të jenë të përshtatshme për nivelin ekonomik të Shqipërisë.

Dje është nënshkruar Memorandum i Bashkëpunimit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit.

Investimi prej 2 mld dollarësh është një bashkëpunim midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...