29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vodhi 9 milionë lekë nga exchange ku punonte, dëshmia e plotë e 34-vjeçares

Shtetasja Blerina Shtepani u paraqit vetë në komisariat dhe shpjegoi me detaje motivin që e shtyu të vidhte brenda një jave 9 milionë lekë të vjetra.

Shtepani thotë se e ka bërë e ndikuar nga presioni i vazhdueshëm i lidhjes së saj me shtetasin Ylli Kuqi i cili jo vetëm në këtë rast por përgjatë dy viteve e kishte detyruar t’i jepte lekë.

E reja thotë se paratë i ka marrë nga arka e firmës dhe ja ka dorëzuar disa herë Ylli Kuqit në zyrën e këmbimit valutor, kjo pasi ky i fundit i vendoste kushtin për gjetjen e lekëve ose të përfundonin lidhjen. E detyruar nga dashuria për të, thotë Blerina ka arritur të marrë para madje dhe pa i numëruar te vendi i saj i punës.

Dëshmia e Blerina Shtepanit në komisariat:

Ajo punuar nga data 27.07.2022 si punëtoë në firmën e këmbimit valuator “Gealk”, dhe përsa i përket kallëzimit shpjegon se i kam marrë 7 mln lekë të vjetra. Kam për të shtuar se këto lekë ja kam dhënë shtetasit Ylli Kuqi të cilin e kam person të njohur prej 2 vitesh.

Shtetasi Ylli Kuqi më ka kërkuar shumë favore të ndryshme dhe para se të më kërkonte lekët më ka kërkuar që unë të bëja një martesë fiktive me kushëririn e tij Erald Shtepani në shtator të 2021 në mënyrë që ai të merrte mbiemrin tim dhe të mos kishte probleme me ligjin.

Unë nga respekti dhe dashuria për Yllin pranova me kushtin që kjo martesë të zgjidhej shpejt. Shpesh herë e kam ndihmuar me aq sa kam mundur ekonomikisht, në këto dy vitet e fundit më shprehte problemet e familjes së tij dhe më vinte para përgjegjësisë që unë t’i përgjigjesha, dhe më ushtronte presion psikologjik vazhdimisht duke më thënë se do largohej nga unë derisa arritëm në marrjen e lekëve te vendi ku unë punoja “Wesrtern Union” të ndodhur te kompleksi ‘Ring’. Kur e mori vesh se kisha filluar punë erdhi të më takojë dhe të qajë hallet duke më thënë se vetëm unë mund ta shpëtoja e se nëse nuk e ndihmoja këtë radhë, lidhja jonë do të përfundonte. Pasi u ndjeva e tensionuar dhe nuk kisha ku të gjeja paratë që më kërkonte dhe nuk doja të më braktiste.

Isha totalisht e varur prej tij, nga presioni vendosa që të marr lekët te vendi ku punoja dhe t’ja jepja atij. Për t’i treguar dashurinë e madhe që kisha për të vendosa të marr lekët.

Kuqi më ka mashtruar gjithashtu duke më marrë një shumë parash te ‘Kredo’ të cilën unë nuk e disponoja e për të cilën kam ende për të paguar bashkë me interesa. Këto mi ka marrë që të investonte në ‘Bitcoin’. Të gjitha lekët i kam marrë te arka e firmës. Herën e parë Ylli erdhi te zyra ime dhe pasi më dha 2000 lekë të reja për t’ja thyer une i dhashë mbrapsht 1.5 milionë lekë të vjetra, ashtu siç më kishte thënë të veproja. Herën e dytë dhe të tretë kam marrë një pako me lekë pa numëruar dhe ja kam dhënë përsëri në zyrën e këmbimit valutor.

Kam marrë 7 milionë lekë të vjetra nga arka, e vërtetuar nga bilanci që kam bërë unë me punonjësit e firmës. I kërkoj falje personi që i kam marrë lekët, familjes dhe ndihem thellësisht e penduar për veprimin që kam bërë, po të më jepej koha do ti ktheja të gjitha pasi unë jetoj me bananë 67-vjeç dhe vëllain me aftësi të kufizuara e që ka nevojë për ndihmën time.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...