14.5 C
Tiranë
Monday, December 8, 2025
spot_img

Situata e zjarreve /Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar vatrat në:

në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh;

në vendin e quajtur Pajalli, dhe fshatin Dragot, bashkia Belsh;

në fshatin Topojan, bashkia Cërrik;

në fshatin Niçë, bashkia Pogradec;

në lagjen Kala, bashkia Berat;

në fshatin Dorëz, bashkia Tepelenë;

në fshatin Dedaj, bashkia Pukë;

në fshatin Aliaj, bashkia Malësi e Madhe;

në vendin e quajtur Krrab, bashkia Fushë Arrëz;

në fshatin Vukatanë, bashkia Shkodër;

në fshatin Vrion, bashkia Finiq;

në fshatin Tragjas, bashkia Vlorë;

në fshatrat Gjerbës dhe Selitë, bashkia Mallakastër;

në fshatrat Agonas dhe Rrakull, bashkia Kavajë;

në fshatin Kodër Babrru, bashkia Kamëz;

në fshatin Gurrë e Madhe, bashkia Klos;

në fshatin Mazhicë, bashkia Bulqizë;

në zonën e ish Kënetës, bashkia Durrës;

në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 331 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 36 mjete zjarrfikëse.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, kjo vatër është riaktivizuar sërish ditën e djeshme, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.

Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, janë angazhuar forcat e pushtetit vendor për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës.

Në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh, intesiteti i të cilit ka rënë ditën e sotme, janë angazhuar ditën e sotme forcat e shërbimit zjarrfikës.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trump: “Pak i zhgënjyer” nga Zelensky për planin e paqes me Rusinë

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se ndihet “disi i zhgënjyer” nga homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky, pasi ky i fundit...

Kaos në Kretë: Fermerët grekë bllokojnë aeroportin dhe përplasen me policinë

0
Protestat e fermerëve në Greqi janë përshkallëzuar ndjeshëm, duke përfshirë tashmë edhe ishullin e Kretës. Sot, aeroporti “Nikos Kazantzakis” në Heraklion është bllokuar plotësisht,...

Tragjedi në Trentino: 64-vjeçarja humb jetën nga zjarri në apartamentin e saj

0
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme komunitetin e Sover në Trentino, ku një grua 64-vjeçare humbi jetën pasi u asfiksua nga tymi...

Malaj: “Bonusi për pensionistët përfundon, por pensionet mesatare do të rriten deri në 400...

0
Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë një interviste në emisionin “E-ZONE”, sqaroi se politika e ndjekur deri më tani me bonuse për pensionistët po...

Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë për mbeturinat në det

0
Këshilltarja e qytetit të Dubrovnikut, Viktorija Knežević, ka ngritur çështjen nëse Kroacia mund të padisë Shqipërinë për mbeturinat që përfundojnë në bregdetin kroat. Sipas...