12.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

‘Do të ishte lufta e parë që do të fillonte me një targë’, Vucic flet për tensionet ne veri të Kosovës

Prestigjiozja amerikane New York Times ka intervistuar presidentin serb Aleksander Vuçiq pas tensioneve të 31 korrikut në veri. NYT ka biseduar edhe me përfaqësuesin e misionit diplomatik të ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili ka rrëfyer episodin se çfarë i ka thënë presidentit serb, në ditën kritike në veri raporton Gazeta Express.

Ambasadori Hill i ka thënë gazetës amerikane se nuk e konsideronte të mundur konfliktin e armatosur Kosovë-Serbi megjithatë Vuçiqit i ka thënë se do të ishte lufta e parë që nisë për targa të veturave.

“Për qetësi ka bërë thirrje edhe zoti Hill, ambasadori i SHBA-së. Në një intervistë në kryeqytetin serb Beograd, Hill tha se ndërsa ai e konsideronte të pamundur konfliktin e armatosur, ai i kishte thënë zotit Vuçiq: “Luftërat kanë filluar për tokën, paratë, madje edhe për një grua të bukur. Por kjo do të ishte lufta e parë që kam dëgjuar ndonjëherë për të filluar me një targë”, thuhet në raportimin e New York Times.

Ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher R. Hill, një ndërmjetësues veteran në diplomaci, emërimi i të cilit sinjalizoi ankthin e shtuar të Uashingtonit për Ballkanin, tha se Rusia, duke ofruar vetëm “shantazh ekonomik” dhe “kaos në të gjithë rajonin”, kishte gjetur pak mbështetës.

“Pavarësisht ndikimit të Rusisë në sektorin energjetik të Serbisë dhe pavarësisht përpjekjeve të saj për të përhapur dezinformata këtu, serbët kanë vendosur që e ardhmja e tyre është me Evropën dhe Perëndimin,” tha Hill.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...