27.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Paratë nga trafiku i kokainës i investonte në biznesin e makinave luksoze, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, ndërkohë që është sekuestruar një sasi droge. 700 gramë kokainë dhe 300 mijë euro të sekuestruara.

Ky është bilanci i një operacioni kompleks antidrogë të njësisë hetimore të karabinierisë së Vicenzës, që çoi në arrestimin e Anton Likmeta, 35-vjeçari shqiptar, tashmë i njohur për policinë, që mendohet se ka qenë shefi i rrjetit të kokainës. Ndërkohë që pas hetimit që nisi në vitin 2021, mësohet se partnerja e tij rumune, një 37-vjeçare, jepte ndihmën logjistike për pastrimin e parave.

Në vazhdën e hetimeve, policia arriti të përcaktonte edhe rrugën e ndjekur nga shumat e mëdha të parave, rezultat i veprimtarisë së trafikut të drogës. Mësohet se kjo shumë e madhe eurosh, transportohej drejt Rumanisë, ndërsa futeshin në institucionet bankare rumune, për të penguar konkretisht identifikimin e origjinës së paligjshme të parave. 35-vjeçari, pronar i një sipërmarrjeje individuale për tregtimin e makinave luksoze (Porche, Maserati…), përdorte paratë e “pastra” në Itali për të financuar aktivitetet e tij sipërmarrëse.
Gjatë kontrollit, në banesën e tij u gjetën rreth 670 gramë kokainë, 15 gramë hashash dhe 43 200 euro cash.

Likmeta u arrestua në flagrancë dhe ndaj pasurisë së çiftit u bë edhe sekuestro parandaluese. Qershorin e kaluar, karabinierët e grupit hetimor kanë kryer masën duke përgjuar dhe sekuestruar shumën shtesë prej 255 mijë eurosh në llogarinë rrjedhëse në emër të gruas së sapo kishte ardhur nga Rumania.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...