13.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

“Kurti dëshiron të jetë Zelensky i vogël”, takimi Kurti-Vuçiç po shkakton frikën e fillimit të një lufte

Pas konflikteve në veri të Kosovës, të cilat shkaktuan frikën e një lufte të ardhshme, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të takohen sot në Bruksel.

Takimi vjen 13 ditë para se të nisë zbatimi i marrëveshjes së reciprocitetit, që siç kryeministri Kurti e ka lajmëruar do të vijojë të zbatohet nga data 1 shtator.

Ky është takimi i tretë që mbahet mes dy liderve, ndërkohë që ishin takuar dy herë në vitin e kaluar, ku nuk pati një arritje të ndonjë marrëveshje.

Takimi do të zhvillohet në një tryezë të ndërmjetësuar nga Shefi për Siguri dhe Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kryeministri i Kosovës disa herë në media ndërkombëtare ka thënë se “ka gjasa që të ketë konfrontim me Serbinë”.

“Jemi të shqetësuar, por jo të frikësuar”, kishte thënë Kurti, teksa situatën e lidhte me gjendjen në Ukrainë.

Në anën tjetër, presidenti serb propagandonte se “Kosova është duke përgaditur vrasjen e serbëve”.

“Kurti dëshiron të jetë Zelensky i vogël që ta luftojë Putinin e vogël”, kishte thënë Vuçiç, teksa fliste për diskursin e luftës të cilin i ka kontribuar shumë shpesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...