7.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Analiza e BIRN: Kriza ka sjellë ulje të konsumit krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2021

Muajt e parë të vitit, qeveria shqiptare ishte nga ana e përfituesve nga dallga e rritjes dramatike të çmimeve të mallrave në tregun ndërkombëtar dhe në tregun e brendshëm, duke shënuar rritje dramatike në të ardhurat buxhetore. Por dasma e muajve të parë duket se ka mbaruar për shkak se çmimet e larta duket se kanë sjellë rënie konsumi, gjë që po përkthehet në rënie të të ardhurave buxhetore.

Ministria e Financave publikoi të mërkurën një njoftim për shtyp në të cilin theksoi se të ardhurat për periudhën shtatëmujore janar-korrik 2022 ishin 326.7 miliardë lekë, me një rritje mbresëlënëse prej 16% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ministria nuk i ka publikuar ende të dhënat statistikore të detajuara ndërsa njoftimi i saj për shtyp lë pa përmendur faktin se kjo rritje vjen si rrjedhojë i asaj që ka ndodhur në muajt e parë të vitit ndërsa tendenca e përgjithshme e rritjes ka ardhur në ngadalësim. Kështu, të ardhurat e muajit janar 2022 ishin 30% më të larta se sa në janar 2021 por të ardhurat e muajit shkurt ishin 22% në në larta. Ritmi i rritjes ra në mënyrë drastike në muajt në vijim pasi rritja e çmimeve nuk mjaftoi për të kompensuar rënien e konsumit. Në qershor 2022, buxheti arkëtoi 7.4% të ardhura më shumë se sa në qershor 2021 ndërsa në korrik, të ardhurat ishin 0.3% më të ulëta se sa korriku i vitit të kaluar.

Të dhënat statistikore të qeverisë nuk të mundësojnë të shohësh në mënyrë të detajuar se nga ka ardhur rënia, por ajo që vihet re është që importi i karburanteve për gjashtë muajt e parë të këtij viti ishte 260 mijë tonë, me një rënie 9% në krahasim me vitin e kaluar.

Shqiptarët u përballën me rritje dramatike të çmimeve gjatë pjesës së dytë të vitit të kaluar dhe pjesës së parë të këtij viti. Çmimet u rritën në tregun ndërkombëtar për lëndët e para, për transportin dhe për karburantet, ndërsa Banka e Shqipërisë vlerëson se vendi mund të përballet me të ashtuquajturën “valë e dytë” e inflacionit, pra rritjen e çmimeve indirekte të shkaktuar nga rritja e kostos së lëndëve të para.

Çmimi i naftës ishte 170 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë ndërsa këtë vit u rrit deri në 260 lekë për litër, para se të bjerë në nivelin aktual prej 221 lekësh për litër. Aktualisht çmimi i naftës është 30% më i lartë se sa një vit më parë ndërsa rritja shënoi kulmin në 53% në prill të këtij viti.

Rritja e çmimeve të mallrave kyçë si nafta ka efekt stagflacionues në ekonomi, gjë që do të thotë që njerëzit, përballë detyrimit për të paguar më shtrenjtë për mallrat e domosdoshëm, kursejnë duke mos blerë mallrat jo të domosdoshëm, apo shtyjnë për më vonë blerje të mëdha, duke sjellë rënie të përgjithshme konsumi.

Ecuria e konsumit dhe e të ardhurave buxhetore në muajt në vijim është i paqartë. Rënia e konsumit në të gjithë botën ka sjellë ndërkohë edhe rënie të çmimeve të shumë mallrave, përfshirë naftën, e cila sot në tregun ndërkombëtar kushton 91 dollarë për fuçi, nga 120-140 dollarë që shënoi në periudhën menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë. Rënia e çmimeve normalisht do të sjellë rritje të konsumit por çmimet gjithsesi vijojnë të mbeten shumë më të larta nga sa ishin një vit më parë.

Buxheti i shtetit mbetet gjithsesi me suficit buxhetor pasi qeveria është treguar vazhdimisht e paaftë për të realizuar investimet publike në kohë. Sipas njoftimit të vetë ministrisë, shpenzimet kapitale, termi me të cilin i referohen investimeve publike, u realizuan në shtatëmujor në masën 70% të planit. Për rrjedhojë, buxheti i shtetit kishte një suficit prej 16 miliardë lekësh në vend që të kishte një deficit prej 45 miliardë lekësh, siç ishte parashikuar në planin buxheto

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT