16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Rusia refuzon propozimin e OKB-së për çmilitarizim të centralit në Zaporizhja

Moska e ka refuzuar një propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres për të çmilitarizuar zonën rreth centralit bërthamor në Zaporizhja, në jug të Ukrainës.

Rusët e kanë marrë kontrollin e kësaj zone, pak pas nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt.

Përgjatë një konference për media më 18 gusht, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Ivan Nechaev, ka thënë se propozimet janë “të papranueshme”.

Centrali bërthamor në Zaporizhja është më i madhi në Evropë, andaj edhe ka shqetësime në rritje për katastrofë bërthamore. Në ditët e fundit ka pasur sulme me granata afër centralit.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për këto sulme.

Kombet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë edhe për të ndërmjetësuar një vizitë të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike në central, mirëpo Moska ka hedhur poshtë idenë që zyrtarët ndërkombëtarë të udhëtojnë përmes Kievit.

Megjithatë, autoritetet ruse kanë thënë se do të bëjnë gjithçka që munden për t’iu mundësuar inspektorëve qasjen në central.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. /REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...