9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Meta mesazh të qartë Ramës: “Nuk ke ku ikën, do përgjigjesh deri në një, paratë e nxjerra jashtë do riatdhesohen”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa lëshoi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, theksoi se ky i fundit do të marrë pjesën e tij të lekëve nga klanet kriminale që duan të pastrojnë paratë, duke investuar në Shqipëri.

Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se “do të përgjigjet një më një” për çështjet dhe aferat ku është denoncuar si i përfshirë.

Në një konferencë për mediat Meta kundërshtoi nismën për pasaportën e artë, duke shtuar se e ka kundërshtuar gjithmonë.

Po ashtu ai pohoi se çdo para që ka dalë jashtë vendit, me të cilën është abuzuar, do të hyjë sërish në vend.

“Meqë ambasadori e mbylli me çështjen e lëvizjes së lirë, kjo çështja e pasaportave të arta është sipas konceptit të tij për Ballkanin e hapur. Ky është ogiç i atij tjetrit. Kjo është në kurriz të interesit kombëtar, të interesit drejt BE. Kjo është tentativë e hershme që e kam kundërshtuar shumë qartë prej kohësh dhe në detyrën e presidentit të republikës. Ai është në proces largimi dhe përpiqet që të përfitojë për klanin e tij. Kjo është nismë për të bërë marrëveshje me persona që kanë para dhe dëshiron që t’i pastrojnë ato. Do të marrë pjesën e tij. Siç është nisma e portit të Durrësit, e cila thyen marrëveshjen e stabilizim asocimin. Siç ka nisur dhe tenderat me kosto nga 26 mln metri katror. Ky nuk do fondet europiane pasi ato kanë standarde me integritet. Ato kanë procedurat e konkurrimit. Ky tenton që të fusë shqiptarët që të marrin sa më shumë borxhe. Përveç përfitimeve nga kartela e shëndetit që ia shpreson. Ai do të përgjigjet për gjithçka deri në një. Jo vetëm ai po dhe ata që kanë abuzuar. Lekët do të vijnë në Shqipëri, do të riatdhesohen në shërbim të popullit të Shqipërisë.”, pohoi ai.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...