36.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Shiste drogë, nën prezencën e një të mituri, arrestohet 21-vjeçar shqiptar në Itali

Një 21-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Monza të Italisë, pasi u ndalua teksa kishte dalë për të shitur drogë, nën prezencën e një të mituri 17 vjeç në makinë dhe një mikut të tij italian.

Sipas mediave përtej Adriatikut, droga në posedim të shoferit 21-vjeçar ishte e mbështjellë me një figurë “aliene” magjepsëse dhe fjalët “Alien og”.

Të rinjtë u ndalën në një postbllok në Viale Stucchi, ku gjatë kontrolloit u gjet lënda narkotike.

I riu shqiptar i ditëlindjes 2001 jetonte ilegalisht në Itali dhe iu gjet në çantën e shpinës qesja me 4 doza hashash, me peshë totale rreth 380 gramë, dhe 200 euro, të ndara në kartëmonedha me prerje të vogël.

 

Droga ishte e paketuar në 4 pako, me peshë rreth 95 gram secila, e mbushur me celofan transparent dhe ngjitës. I arrestuar pasi ka pranuar fajin është dënuar me 1 vit e 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë.

 

Dy pasagjerët e tjerë ishin 17-vjeçari, po shqiptar, i cili u dërgua në shtëpinë e nënës së tij dhe italiani 31 vjeç, të cilit iu gjet në portofol 1 mbështjellës celofani me rreth 0.4 gramë kokainë dhe u sanksionua për përdorim personal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...