34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

U kapën me makinë të blinduar dhe municion luftarak me vete,Sherrniku dhe Berisha lihen në burg

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Flutura Berishën dhe Nikoll Sherrnikun të arrestuar tre ditë më parë në Lezhë, pasi u kapën me makinë të blinduar dhe municion luftarak me vete. Berisha dhe Sherrniku dyshohet se do bënin atentat në Shëngjin, pasi në makinë iu gjetën 1 kallashnikov me plumb në fole.

Nikoll Sherrniku është një emër i njohur për efektivët, pasi ishte nën masën ‘arrest shtëpie’, sepse ishte i implikuar në vrasjen e efektivit Xhulio Prela në dhjetor të vitit 2020. Në makinën e blinduar tip ‘Toyota’ u kap dhe u arrestua edhe 34-vjeçarja Flutura Berisha, ndërsa brenda mjetit ishte edhe një 15-vjeçar.

Kur ata kanë pikasur policinë, tentuan të largohen me vrap. 34-vjeçarja Flutura Berisha, e cila ishte edhe drejtuesja e ‘Toyotës’, ka tentuar njëkohësisht që të fshehë edhe një armë zjarri, në afërsi të vendit ku automjeti ishte i parkuar. Arma e zjarrit kallashnikov, së bashku me krehër e me fishek në fole, është gjetur më pas nga policia. Brenda makinës u gjet një krehër automatiku me fishekë në të. Sakaq gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës së 34-vjeçares, janë gjetur 2 radio marrëse – dhënëse, si ato të policisë.

Ky parandalim i atentatit erdhi pas një sërë ngjarjesh kriminale në qarkun e Lezhës, ende të pazbuluara, ku dyshohet se janë ekzekutuar anëtarë të bandës së Ervis Martinajt. Nikoll Sherrniku, dyshohet si i përfshirë në grupin e Ervis Martinajt, ndërsa ishte edhe shok i Brilant Martinajt, i cili u vra në atentatin e mbikalimit të Fushë Krujës. Megjithatë ende nuk është konfirmuar, nëse ngjarja kriminale e dyshuar që do të ndodhte, pasi u parandalua nga policia, mund të ishte nje hakmarrje, pas atentateteve të mëparshme. Nuk dihet nëse Nikoll Sherrniku ishte gati të kryente ndonjë atentat si hakmarrje në lidhje me eliminimin e shumë prej njerëzve të Ervis Martinajt kohëve të fundit apo jo. Por siç duket përplasje mes bandave në këtë zonë të Shqipërisë vijon.

Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi mesditën e 17 korrikut në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan. Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...