15.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Trafikantët e drogës përplasen me policinë greke, arrestohen pas ndjekjes, sekuestrohen 31 kg marijuanë

Një trafikant i mitur shqiptar, i shoqëruar nga dy bashkëpunëtorë të tjerë nuk i janë bindur policisë greke në kufirin greko-shqiptar në Kostur duke përplasur dy automjete të policisë e rrezikuar jetën e efektivëve.

I mituri nën drejtimin e një fuoristradë “Mercedes-Benz ML”, nuk i është bindur thirrjes së policisë greke për të ndaluar, ka shtuar shpejtësinë dhe është futur në sens të kundërt në rrugë dhe ka përplasur dy automjete të policisë greke. Forca të shumta e kanë rrethuar dhe kanë arritur ta ndalojnë automjetin.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 21 pako me 31 kg marijuanë, të cilat ishin ngarkuar në kufirin e gjelbër. Janë sekuestruar edhe 3 celularë me 5 karta SIM. Nga kontrolli i mjetit rezultoi se targat i përkisnin një automjeti tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT