27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Akuza për shpërdorim detyre, Shkupi kërkon sërish ekstradimin e Gruevskit

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi ditën e sotme se po kërkon ekstradimin nga Hungaria të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Gruevski më 13 nëntor të vitit 2018 ishte arratisur në Hungari, ndërsa pak ditë më vonë kishte njoftuar se autoritetet në Budapest i kishin miratuar kërkesën për azil politik, për shkak të, siç ka thënë, “ndjekjes politike nga Qeveria e kryeministrit (të atëhershëm të Maqedonisë së Veriut) Zoran Zaev”.

Pretendimet e tij janë hedhur poshtë nga Qeveria maqedonase e cila e kërkon Gruevskin për vuajtjen e disa dënimeve me burg. Ish-kryeministri maqedonas duhet përballet me 12 vjet e gjysmë burgim për dy gjykime të formës së prerë dhe një të shkallës së parë, por edhe me disa procese gjyqësore që janë duke vazhduar.

Ministria maqedonase e Drejtësisë njoftoi se është duke ndjekur procedurat gjyqësore dhe se do të kërkojë edhe një herë që Gruevski të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut. “Deri më tani për Nikolla Gruevskin është dërguar një kërkesë për ekstradim në nëntor të vitit 2018 dhe një tjetër në qershor të vitit 2019. Kërkesa për ekstradim përfshin të gjitha rastet për të cilat kemi dijeni se janë duke u zhvilluar procedura para organeve gjyqësore maqedonase, gjegjësisht për të gjitha procedurat për të cilat është lëshuar fletë-arrest”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Hungaria ka refuzuar kërkesën për ekstradim më 5 tetor të vitit 2019 me arsyetimin se Nikolla Gruevskit i është dhënë azil dhe, sipas ligjit hungarez, një person nuk mund të ekstradohet në vendin nga i cili ka ikur.

Ndjekja e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe zyrtarëve të tjerë ishte iniciuar nga afera e përgjimeve që ishte publikuar në vitin 2013 nga Zoran Zaev, ish-kryetari i Lidhjes Social Demokrate, parti e cila në atë kohë ishte në opozitë. Nikolla Gruevski ka qenë kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga viti 2006 deri më 2016.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...