29.8 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Për ‘Gërdecin’ , ‘Partizanin’ dhe ‘CEZ’, të hetohet Sali Berisha”, Balla i bën thirrje SPAK

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i bëri thirrje SPAK që të hetojë Sali Berishën, i akuzuar nga SHBA për korrupsion dhe i shpallur “non-grata”.

Ndërkohë Balla shtoi se drejtësia po vonon në disa çështje të rëndësishme si “Partizani”, “Gërdeci” dhe çështja e “ÇEZ”.

Balla: E para është që kallëzimet me kompleksin Partizani, aferën e OSSH apo cështje që do ti thoja ndër më të rendesishmet për drejtësinë, duan një përgjigje të shpejtë nga SPAK, dhe që natyrshëm është që nëse ato vonohen parimi i drejtësisë së vonuar dhe mohuar eshtë i njëjtë edhe për këtë rast. Përshendes faktin që prokuroria po punon dhe ti kerkoj shpejtësi me këto cështje, me personat e veshur me pushtet. Një kerkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e Sali Berisha i përfshirë në korrupsion në nivele të lartë nga SHBA, bësoj që SPAK I duhet ti japë një përgjigje kësaj cështje, të filloj hetimet dhe shoqëruar me kërkesën e SHBA. Është e papranueshme që për një shtet partner, strategjik të Shqipërisë, Berisha këtu në Shqipëri nuk shoqërohet me hetime të thella. U deklarua që ka hetime për kompleksin. Ne respektojmë pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe SPAK.

Unë po shpreh këndveshtimit tim për këtë cështje, para se SPAK që të lindte. Unë kam kallëzuar në SPAK për cështjen e CEZ dhe Partizani.

Për fat të mirë pas shumë insistimesh kam dhënë deklarimet dhe nga ai moment kam kuptuar, për Partizanin, prokurori ka marrë deklarimet dhe cështja po ikën në drejtimin e duhur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...