21.9 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Alibeaj mbledh Grupin Parlamentar të PD, çfarë pritet të diskutohet!

Enkelejd Alibeaj do të mbledh sot pak pas mesdite Grupin Parlamentar të PD. Mbledhja do të nis në orën 13:00, në kryesinë e Kuvendit.

Gjatë mbledhjes pritet të shqyrtohet kërkesa e tyre dërguar për mbledhjen e Këshillit për mandatin e Olta Xhackës.

Enkelejd Alibeaj, i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit, për mbledhjen e Këshillit për Mandatin në lidhje me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, për të cilën kërkojnë që t’i ndërpritet mandati për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik.

Në kërkesën e protokolluar, grupi i PD kërkon thirrjen e mbledhjes ditën e nesërme, 14 shtator, në orën 13:00, me rend dite: “Vijimin e shqyrtimit të mocionit të 1/10 së deputetëve të grupit parlamentar të PD për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.”

Dokumenti është firmosur nga deputetët Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Ervin Salianji, Greta Bardeli dhe Saimir Korreshi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...