26.6 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Tjetër sulm kibernetik në Kosovë, ndërpriten të gjitha shërbimet e internetit

Telekomi i Kosovës të martën, ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Ky sulm është bërë shkak që të bien shërbimet e internetit, nga ora 8 e mëngjesit. “Për shkak të pamundësisë për ta ndalë sulmin, Telekomi ka ndërprerë shërbimet”, ka konfirmuar për Koha.net, drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi.

Kosova dhe vendet e rajonit së fundmi janë përballur me shtim të sulmeve kibernetike. Si pasojë e kësaj, Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, që dyshohet të jetë prapa sulmit ndaj sistemit TIMS. Por kryeministri Edi Rama të dielën ka thënë se sulmuesit nuk ia kanë arritur qëllimit dhe sistemet e pikave kufitare janë në punë.

Platforma e-Kosova, faqja e Kryeministrisë, disa ministrive, e Policisë së Kosovës dhe shumë media, kanë qenë cak i sulmeve kibernetike gjatë javës që shkoi.

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eglant Koçi është shpallur zyrtarisht i vdekur”: Çfarë zbuluan hetuesit pas analizës së ADN-së...

0
Eglant Koçi është shpallur zyrtarisht i vdekur. Analiza e ADN-së së kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar se trupi i gjetur në...

Japonia përballet me rrezik të lartë përmbytjesh, urdhër evakuimi në Nagasaki

0
Autoritetet në Nagasaki kanë lëshuar urdhër për evakuimin e pothuajse të gjithë 380,000 banorëve, pas reshjeve të dendura të shiut që kanë rritur ndjeshëm...

Nafta bie në nivelin më të ulët të tre muajve, ndikojnë negociatat SHBA-Iran

0
Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rënie të ndjeshme, duke arritur nivelin më të ulët në gati tre muaj. Nafta referuese Brent...

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë, kalojnë natën në bulevard

0
Një grup i vogël protestuesish kanë vijuar qëndresën e tyre përpara godinës së Kryeministrisë, duke e kaluar natën në bulevard. Të ulur në karrige...

“Pakënaqësia nuk justifikon gjuhën e urrejtjes”/ Evis Kushi apel qytetarëve pas deklaratave të Ramës...

0
Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, ka reaguar në lidhje me klimën e debatit publik që ka shoqëruar protestat e fundit në vend, duke...