8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Qeveria hungareze ashpërson rregullat për abortin, ja çfarë do ndodhë

Qeveria hungareze e krahut të djathtë ka lëshuar një dekret përmes së cilit kërkohet që mjekët t’ua tregojnë grave që duan të kryejnë abort, shenjat vitale të fetusit. Ky obligim paraqet ashpërsim të rregullave relativisht liberale të abortit në Hungari.

Dekreti thotë se personeli shëndetësor duhet t’iu ofrojë grave shtatzëna “një tregues të qartë e të identifikueshëm të shenjave vitale të fetusit” përpara se të vazhdojnë me çdo procedurë të abortit. Ky rregull hyn në fuqi më 15 shtator.

Ministria e Brendshme e Hungarisë tha se “gati dy e tretave e hungarezëve e lidhin fillimin e jetës së një fëmije me rrahjet e para të zemrës” dhe se pajisjet moderne mund të detektojnë rrahjet e zemrës së fetusit në fillim të shtatzënisë, gjë që mund t’u “japë informacion më të plotë grave shtatzëna”.

Ligjet e abortit në Hungari janë relativisht liberale dhe kanë mbetur pothuajse të pandryshuara qëkur aborti u lejua më 1953.

Qeveria nacionaliste hungareze, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, e portretizon veten si kampione të vlerave të familjes tradicionale dhe ka ofruar shkurtime tatimore dhe subvencione për familjet që kanë shumë fëmijë, në përpjekje për të rritur nivelin e natalitetit.

Qeveria po ashtu ka futur në Kushtetutën e vitit 2011 pjesën që “jeta e fetusit duhet të mbrohet nga ngjizja”, por sërish ka tentuar që të ashpërsojë rregullat e abortit.

Ligjvënësja hungareze nga një parti e krahut të djathtë, Dora Duro, shkroi në Facebook se partia e saj, “Atdheu Ynë” ka paraqitur këtë kërkesë të re, duke shtuar se Qeveria ka miratuar këtë kërkesë për t’i detyruar shtatzënat që të dëgjojnë të rrahurat e zemrës së fetusit para se të kryejnë abort.

“Ky është vendimi i parë pro-jetës qëkur është miratuar aborti më 1956, duke thyer tabunë prej dekadash”, shkroi ajo.

REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...