38.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Hyn në fuqi VKM që legalizon katet pa leje, qeveria blen me 1 euro sipërfaqen shtesë

Qeveria do të legalizojë duke amnistuar në këtë mënyrë, ndërtuesit për katet pa leje të kullave. Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare ka hyrë në fuqi këtë të hënë dhe ekzekutivi ka zgjedhur të nxjerrë një akt të ri dhe jo të përdorë ligjin e legalizimeve, me synimin për t’i marrë një shumë më të madhe parash ndërtuesve për buxhetin e shtetit.

Nëse do të përdorej ligji i legalizimeve, ndërtuesit do të paguanin një vlerë simbolike për të legalizuar katet pa leje, ndërkohë që duke futur në VKM çmimet zyrtare të hartës së tokës, për një m2, vlera që ndërtuesit do të paguajnë është minimalisht 70 deri në 100 mijë për m2 lekë të reja në varësi të zonës ku është ndërtuar.
Sipas vendimit, qeveria do të konfiskojë ndërtimet pa leje duke lidhur një akt noterial me ndërtuesin, të cilin do ta paguajë me vlerën simbolike 1 euro për ti marrë përkohësisht pronësinë e kateve pa leje.

Në këtë mënyrë qeveria dhe ndërtuesi do të lidhin një kontratë për një objekt i cili nuk figuron ligjërisht në asnjë dokument shtetëror, përfshi këtu Kadastrën, por që nuk njihet nga asnjë institucion bankar.
Akti noterial përbën shprehjen e interesit të subjektit për një ndryshim të lejes së ndërtimit e cila më pas merret në shqyrtim nga KKT. Nëse kërkesa pranohet, dhe me shumë gjasa kështu do të ndodhë, pasi në të kundërt qeveria nuk do të lidhte marrëveshje me ndërtuesin, KKT do të legalizojë shtesën apo ndërtimin duke nxjerrë lejen përkatëse.

 

Institucioni, i cili konstaton ndërtimin pa leje sipas vendimit është IKMT e cila më pas nis procedurat për konfiskimin dhe legalizimin e objektit në KKT.

 

Ndërtuesit kanë të drejtë të blejnë sipërfaqen e ndërtuar me çmimet referencës së kadastrës, por nuk mund t’i shpëtojnë gjobës. Gjobat për ndërtimet pa leje janë sa vlera e punimeve të kryera, por asnjëherë më të vogla se 500 mijë lekë, ndërsa për shtesat e kateve gjoba është jo më e vogël se 300 mijë lekë. Pas konstatimit të ndërtimit pa leje vendimi thotë se punimet në objekt pezullohen menjëherë. Ministria përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, krijon dhe administron një regjistër të veçantë për regjistrimin dhe inventarizimin e objekteve të konfiskuara me çdo të dhënë të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...