14.5 C
Tiranë
Friday, December 12, 2025
spot_img

Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen 4 trafikantët e lëndëve narkotike

Finalizohet operacioni policor i koduar “Supplier 3”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë.

Goditen 3 raste të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihen në pranga 4 shtetasit që kryenin këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen rreth 700 gr lëndë narkotike cannabis sativa, lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje, sasi lënde narkotike heroinë, 2 peshore elektronike, 2 përforcues grushti, 2 aparate celulare dhe qese farmaceutike për ndarjen e lëndës narkotike në doza.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative, se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tyre.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Devis Kovaçi, 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

– Dashamir Kovaçi, 48 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 700 gram sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, lëndë e dyshuar kanabis e ndarë në doza, gati për shitje, dy peshore elektronike dhe qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. K., 26 vjeç, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 përforcues grushti (doreza metalike).

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta 2 shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndanin atë në doza të vogla dhe më pas e shisnin pranë shkollave, në zona të ndryshme të Tiranës.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Supplier 3”, po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Ilir Vato, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 48-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike heroinë në disa zona të Tiranës;

– Henri Pipero, 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, e ndante atë në doza dhe e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve të arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bashkia Vlorë nis pastrimin e kanalit të Naunkes për të parandaluar përmbytjet, Mersini: “Po...

0
Pas kërkesave të shumta të banorëve për pastrimin e kanalit të Naunkes, i cili prej vitesh paraqet probleme për shkak të ndotjes dhe përmbytjeve,...

Kuvendi miraton Projektbuxhetin 2026 dhe ligjet e “Paqes Fiskale” pas një seance maratonë deri...

0
Kuvendi i Shqipërisë vijoi deri pas orës 01:30 diskutimet maratonë mbi projektbuxhetin e shtetit për vitin 2026, duke shqyrtuar nen për nen shpenzimet dhe...

Plani i ri i paqes: SHBA propozon ‘zonë të lirë ekonomike’ në Donbas –...

0
Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një zgjidhje të re për pjesë të rajonit lindor të Ukrainës që ende kontrollohen nga Kievi, duke sugjeruar krijimin...

Sasa Hoda rrëfen në BBVK: “Ai më manipuloi për 10 vite, më bindi se...

0
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka ndarë një nga rrëfimet më të forta personale brenda shtëpisë, duke treguar për një lidhje...

“Trump i ngopur me takime: Nuk dua më fjalë, dua veprim” — Shtëpia e...

0
Presidenti amerikan Donald Trump nuk dëshiron që situata mes Ukrainës dhe Rusisë të vazhdojë të trajtohet vetëm me bisedime të pafundme, por kërkon hapa...