36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Celibashi për financimet Ruse: Të ndryshohet ligji për t’i hetuar nga i marrin paratë dhe si i përdorin

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha për mediat se pas takimit me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, kjo e fundit i kishte shprehur shqetësimin e financimeve ruse për partitë politike në Shqipëri.

Mes të tjerash, Celibashi tha se duhej të bëhej ndryshimi i ligjit në mënyrë që të sigurohej hetimi më i thellë për donatorët e partive politike dhe për mënyrën sesi këto parti politike përdornin këto donacione.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi: Besoj se përfaqësuesit e partive ua bënë të qartë se çfarë u diskutua. Kim përcolli shqetësimin e SHBA-ve në lidhje me financimet e huaja të politikës shqiptare në mënyrë specifike atyre ruse. Në informacionet e fundit që ata zotërojnë përcollën këtë shqetësim tek përfaqësuesit politikë shqiptarë me qëllim që të rrisin vëmendjen dhe të bëjnë më mirë me qëllim që financimet e huaja të mos kenë ndikim në politikën shqiptare.

Ajo që mund të them është se ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjror në mënyrë që KQZ të ketë mundësi më të thella hetimi lidhur me sasinë e parave që marrin partitë politike dhe si përdoren këto para.

Pas
500 mijë euro nga rusët për PD, Kryemadhi pas takimit me Kim: Kisha 6 vite që ua thoja, më mirë vonë se kurrë
Para

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...