38.2 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Deputetja e PD ironizon ministren e Arsimit: “S’ka ardhur në Kuvend se me siguri është duke bërë plane se do t’u rrisë rrogat pedagogëve”

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka ironizuar ministren e Arsimit se sipas saj sot ka zgjedhur të mos jetë në Kuvend pasi “me siguri është duke bërë plane se do t’u rrisë rrogat pedagogëve”.

“Do ishte shumë e bukur por nuk është e vërtetë”, tha Zhupa, pas ultimatumit që i bënë sot pedagogët qeverisë për rritjen e pagave të tyre.

Zhupa akuzoi qeverinë se ka një strategji sa herë ka protesta.

“E sa herë ka kërkesa nga pedagogët apo studentët është përca e sundo. Merr disa pedagogë takoji më vete, krijo idenë se do u japësh dicka dhe në fund nuk marrin asgjë askush. Por nuk do u funksionojë se një herë dy herë me të njëjtat gënjeshtra nuk mund t’i gënjeni gjithë kohën trupën akademike shqiptare se sot janë më të varfërit në rajon.
Mjafton krahasimi me ksovës sa keq është niveli i pagave të pedagogëve shqiptarë”.

Duke folur për projektligjin për fondet e KE, përmes programeve IPARD, Zhupa tha se Qeveria vjedh si KÇK dhe solli në vëmendje rastin e përfitimit të fondeve të BE-së nga inceneratori i Tiranës.

“A ka më shembull flagrant se si vidhen paratë e BE se sa fondet IPARD kur i merr drejtori ekzekutiv i inceneratorit të Tiranës? Sipas mediave ai personi që ka firmën për inceneratorin e Tiranës është regjistruar dhe si fermer e ka marrë 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD. Po ku është ferma bujqësore? Në Sharrë, në tokën që shteti i ka dhënë inceneratorit. Jo vetëm që marrin paratë nga taksat e qytetarëve për një incenerator që nuk ekziston por duke qenë se aty është fushë dhe incenerator nuk është pse mos e quajmë fushë dhe të vjedhim dy herë, të marrim e paratë e BE t’jua heqim fermerëve të ndershëm që kanë realisht nevojë për ndihmë.

I vidhni njësoi si taksat e qytetarëve shqiptarë ashtu dhe taksat që pagujanë qytetarët evropianë e që vijnë në formën e granteve, këtu jeni të drejtë i vidhni të dyja palët njëloj, këtu jeni fiks KCK, kapni ca të kapni cdo lloj fondesh i merrni për të njëjtët njerëz.
E pastaj nuk ka fonde e del kryeministri e qahet në konferencat e BE që nuk na japin mjaftueshëm e i kërcënon me lidhjet e tij me Serbinë e Rusinë, ndërkohë kanë dhënë mjaftueshëm po të mos i vidhnit, po të mos i shpërdoronit”, tha Zhupa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...