28.5 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Veliaj në Uashington, takim me kryetaren e Kongresit, Nensi Pelosi dhe senatorin Mitt Romney

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Veliaj u prit nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, si dhe nga ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney.

Kryebashkiaku i Tiranës u prit edhe nga kongresmeni i Nju Jorkut, Ritchie Torres, dhe udhëheqësi i shumicës në Senatin Amerikan, Charles Schumer.

Pas takimeve, Veliaj tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe aleatëve tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Vizita në Kongresin dhe Senatin Amerikan është një kënaqësi e jashtëzakonshme, jo vetëm se Tirana është në qendër të vëmendjes si Kryeqyteti Europian i Rinisë, por edhe për ngjarje sfiduese si sulmet e fundit nga Irani, apo për disa situata të vështira që kemi pasur prej qëndrimit që Shqipëria mban, duke qenë në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për të qenë e vendosur që t’i ruajë vlerat e saj, duke mikpritur ata që kanë nevojë dhe iu jep një dorë të gjithë atyre që janë në vështirësi”, deklaroi Veliaj.

Siç pohoi ai, në takimin me kryetaren e Kongresit, Veliaj e informoi Pelosin lidhur me zhvillimet e fundit dhe e ftoi atë për një vizitë në Tiranë. “E njoha kryetaren Pelosi me të gjitha të rejat nga Tirana dhe Shqipëria. Kryeministri ynë ka një respekt të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një aleat kryesor, si një lider i vendosur dhe si dikush që ka marrë gjithmonë vendimet e drejta, si për aleatët tanë amerikanë dhe të NATO-s, ashtu edhe për të mikpritur ata që janë në nevojë, nuk ka rëndësi nëse janë ukrainas, afganë apo qoftë edhe iranianët e strehuar në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shprehet se marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sot në nivelin më të mirë dhe vendi ynë gëzon një reputacion që nuk e ka patur kurrë më parë.

“Më vjen mirë që raportet me Amerikën janë sot në nivelin më të mirë, ku në të gjitha nivelet, si në qeverinë qendrore, edhe në atë lokale, Shqipëria ka një derë të hapur dhe emri i Shqipërisë sot gëzon një reputacion, të cilin nuk e ka gëzuar kurrë më përpara. Ndaj, jam vërtet krenar për gjithë çfarë kemi bërë për Tiranën, si Kryeqyteti Europian i Rinisë. Shumë takime që po planifikohen me Kongresin dhe Senatin Amerikan për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen, besoj se do t’i forcojnë më shumë këto ura bashkëpunimi. Me miq të tillë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ditët më të mira do t’i kemi gjithmonë përpara”, tha Veliaj.

Vizita e kryebashkiakut Veliaj në Uashington do të vijojë me takime të tjera të rëndësishme, por edhe me komunitetin shqiptar që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...